Partia nacional-konservatore në pushtet në Poloni, Ligj dhe Drejtësi (PiU) duket të jetë sërish fituesja e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të djelën e 13 tetorit.
Bazuar në 80 % të votave të numërura, rezultatet e pjesëshme tregojnë se PiU ka marrë rreth 45% të votave.
Koalicioni Civil i qendrës, grupi më i madh opozitar në Poloni është renditur i dyti më mbi 22% të votave. Ndërsa e majta ka marrë rreth 11% të votave.
Partia Ligj dhe Drejtësi e Jaroslaw Kaczynskin, duket se ka përparuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara, pasi 4 vjet më parë pati fituar 37.6% të votave.
Kjo parti, në fushatën e saj zgjedhore është fokusuar në zgjedhjen në mes të një shoqërie me vlera katolike tradicionale dhe një rregulli liberal që përkrah vetëm disa dhe dëmton jetën familjare. Në fakt, PiU ka shënjestruar hapur edhe komunitetin LGBT, duke i konsideruar pjesëtarët e tij si kërcënim.
Kundërshtarët thonë se PiU ka kërcënuar demokracinë e Polonisë duke dëmtuar pavarësinë në gjyqësor dhe media, si dhe e ka kthyer këtë shtet të Evropës Lindore në vend më pak mikëpritës për minoritete.
Nisma që ka marrë kjo parti për reforma në sistemin e drejtësisë, media dhe institucione kulturore është kritikuar edhe nga Brukseli.
Mirëpo partia ka arritur të gëzojë popullaritet për shkak të politikave për fondet e ndara për shoqërinë.
e.ll./dita
