Rikthimi i Shpëtim Idrizit në gjirin e partive të opozitës në Shqipëri nuk është priturmirë nga politika greke.
Opozita në Greqi ka reaguar pas arritjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Shqipëri.
Përmes një deklarate për media, Shefi i sektorit të punëve të jashtme George Kumutsakos, i partisë
NeaDemokracia tha se bashkëpunimi i dukshëm mes “Partisë së çamëve” dhe PD-së rrezikon të helmojë marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Informacionet që Partia Demokratike ka vendosur të bashkëpunojë me partinë e ashtuquajtur të çamëve, është një zhvillim i pakëndshëm. Vendimi kërcënon, për shkak të një problemi inekzistent, të helmojë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Europës”, thotë ai.
Kumutsakos ka vijuar ne deklaraten e tij duke thene se “ajo palë që ka shkaktuar këtë zhvillim mban edhe përgjegjësinë. Për ne qëndrimi është i qartë; çështja çame nuk ekziston”.
M.H/ Dita

Po ju kjo aleance nuk ju prish pune Grekerve. Si me Idrizin si pa Idrizin. Agjentura Greke dhe shtete te tjera ka krijuar UCC ( qe do te ‘sulmoje’ 1 vend te NATOS, me ne krye Elena Kocaqin dhe Margarita Kolen etj….) dhe ka ne dore te gjithe politiken Shqiptare.
Lerini Camet me njiane se nuk kane gje ne dore. Lojrat i beni vete ju greket me izraelin,angline dhe me ameriken.
harrove Sorosin, Chuck Norrisin dhe Spidermenin
George kumutsakos, Nea Demokracia ?????
ANALFABETËT NË SULM, ANALFABETË TË DITA-s QË DONI TË QUHENI DHE GAZETARË,.
NË SHQIP SHKRUHET DHE SHQIPTOHET , JORGOS KUMUCAKOS dhe DEMOKRACIA E RE.