Partia Socialiste e Shqipërisë kremton të martën të mbrëmje 25-vjetorin e themelimit.
Në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast, krahas personaliteteve të larta të saj ndër vite, mësohet se është ftuar dhe lideri historik i socialistëve, Fatos Nano, por dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Partia Socialiste e Shqipërisë, aktualisht forca më e madhe qeverisese në Shqipëri, u krijua në vitin 1991, pas shkrirjes së Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH).
Në Kongresin e PPSH-së në vitin 1991 u mor vendim që t’i ndërrohet emri kësaj partie, në Partia Socialiste.

Ne duhet uruar me 8 nendor 75 vjetorin e formimit te saj.Tre here e ndrroj emrin kjo parti po zerin e popullit nuk e hoqi kurr qe nga viti 1942.