Partiak nuk jam unë…!

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Jam qytetar, shqiptar jam,

Partitë s’i kam shumë për zemër,

Partitë mortja e kombit janë,

Të tëra njësoj, ndryshe veç në emër.

 

Partia ime është Shqipëria,

Tesera ime flamuri kuq e zi,

Poezitë, vjershat, pasuritë e mia,

Të çmendur do më quani, këtë fort mirë e di.

 

S’jam partiak se nuk jam servil,

S’lëpij sahanët në fushatat elektorale,

Nuk jam kukuvajkë, as krokodil,

Jam shqiponjë e rreptë, folenë e kam ndër male.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *