Partitë e reja, si kërpudha të reja, në tokë të vjetër!

J L

Vazhdon që të jetë,

dredha-dredha udha,

partitë e reja,

mbijnë si kërpudha!

 

Një parti të re,

bëri Jozefina,

pastaj një me thurrje,

bëri dhe Rudina!

 

Për Myslim Murrizin,

me tamam s’e di,

po them se do bëjë,

dhe ai parti!

 

Janë nga e djathta,

gjithë ç’janë krijuar,

po duket-e djathta,

ende s’është plotësuar!

 

Nëse marrin vota,

këto për çudi,

qari do të jetë,

veç për LSI !

 

Nëse marrin vota,

thashë do jetë çudi,

do t’ja marrin Lulit,

Ramës kurrësesi!

 

Zonja Jozefinë,

zonjë me plot lezete,

mundet që për Shkodrën,

të jetë deputete!

 

Qysh tani për Shkodrën,

dihet historia,

Një e merr Tom Doshi,

dhe një LSI-ja!

 

Të tjerët Noc Rrokun,

thotë Mato Kollozi,

po mandat s’merr dot,

as Astrit Patozi!

 

Sistemi i ri,

nuk ndihmon askënd,

mungesa e Gjuzit,

një zi në Kuvend!

 

Kërko në gjithë Botën,

dhe do jesh garant,

se s’do gjesh gjëkund,

të tillë injorant!

 

Mungesë e Murrizit,

që nuk heshti fare,

edhe mund të kthehet,

në zi kombëtare!

 

Sido që të shkojë,

sido që të jetë,

një Kuvend si ky,

kurrë s’do të ketë!

 

Aty ishte mbledhur,

ajkë e Republikës,

zgjedhur prej Lulashit,

edhe prej Monikës!

 

Nëse krahasojmë,

me Ndokë e me Dule,

Idriz e Dash Shehi,

janë vërtetë lule!

 

Mediu është mjeshtër,

mjeshtër plot lezete,

gjithmonë do ta gjejë,

një kolltuk për vete!

 

Kusho-Agron Duka,

ngaqë s’di hilera,

prapë mund ta gënjejnë,

si herët e tjera!

 

Nëse del i vetëm,

mandat fiton vetë,

dhe merr si Parti,

nja tri deputetë!

 

Ndofta është herët,

me parashikime,

po nuk ka gabuar,

kurrë pena ime!

 

Kur të bëhen listat,

edhe regjistrimet,

shumë më të lehta,

do jenë kalkulimet!

 

A.DUKA

 

Share This Article
5 Comments
  • Kot te behen ato zgjedhje ne Prill 2021,
    ja, se i nxorri deputetet Duka qysh tani,
    e po i percakton ashtu sic na i ka lezet,
    fiks sic ja do enda Ed Ramushkes vet,
    qysh tani Jozen deputete na certifikon,
    e tek pena tij “e pagabueshme” beson,
    te partite e reja mba shprese Duka trap,
    qe te shoh Ramushken ne pushtet prap.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *