Meqënëse kam gjithë problemet e botës me nacionalizmin,e për rrjedhë logjike dhe me ata që mbrojnë nacionalizmin,dua të sqaroj që në krye të herës, se e vetmja pikë përbashkuese që kam me deklaratat e Albinit është fakti që kjo zonë e botës ku përfshihet Shqipëria dhe Kosova janë subjekt i një kolonializmi të ri, nën udhëheqjen ideologjike të neo-liberalizmit. E megjithatë aty ku mes të majtëve dhe nacionalistëve qëndron pikëbashkimi,paradoksalisht është dhe pikëndarja. Nuk më pëlqejnë citimet, por nuk mundet që në këtë debat mos kthehet si autoritet Frantz Fanon, filozof, mjek algjerian, i cili përgjatë gjithë jetës u përball me perëndimin kolonialist nga pozitat e të kolonizuarit. Duke qenë dhe jo pak kritik i lëvizjeve çlirimtare të vendeve të botës së tretë ai thotë: “Historia na mëson qartësisht se beteja kundër kolonializmit nuk ecën në të njejtën rrugë me idetë nacionaliste. Të tregosh një histori të thjeshtë nacionaliste,është në fakt të përsërisësh, zgjerosh e angazhosh një formë të re të imperializmit; i lënë në vetvete nacionalizmi pas pavarsisë, shkërmoqet në rajonalizëm brenda guackës së shpuar të vetë nacionalizmit”
E pra,pas një kohe të konsiderueshme,ne jemi sot të gatshëm të analizojmë partitë e drejtuara nga Albin Kurti, Kreshnik Spahiu dhe Shpëtim Idrizi, duke mos e lënë këtë shprehje të Fanonit vetëm një kuote interesante, por duke parë se si reflektohet ky qëndrim nga këto parti të shpallura nacionaliste.
Së pari këto subjekte jo vetëm që nuk e kanë përfaqësuar në universalitetin e saj çështjen por e kanë lokalizuar atë siç thotë dhe Fanon. Shpëtim Idrizi sot përfaqëson partinë e çamëve, e cila jo vetëm që ja heq mundësinë që këtë çështje ta ndjejë si padrejtësi çdo shqiptar, por ka krijuar dhe një ndarje të paqenë më parë, mes shqiptarësh çam e jo çam. Në të njejtën kohë i njëjti element shihet dhe tek Vetvendosja dhe Aleanca Kuq e Zi, ku cilido që nuk mbështet retorikën nacionaliste të këtyre partive, anatemohet si tradhtar apo më keq akoma i shitur te forcat e huaja. Duke e lënë mënjanë faktin e vjetërsisë ekstreme në terminologji, problemi këtu është dhe më i madh, sepse në fakt duke folur në emër të flamurit dhe kombit paradoksalisht efekti në komb është ndarja dhe armiqësimi i vetë kombit.
Problemi i dytë,ose më mirë paradoksi i dytë është që këto parti janë kthyer nëpërmjet qëndrimeve të tyre politike antagoniste dhe jo vizionare,në legjitimuese të qeverive përkatësisht të Thaçit dhe të Berishës e vimë prapë në paradigmën e Fanon,që nacionalizmi po i jep jetë formave të imperializmit ekonomik që këta dy kryeministra po mbajnë sot gjallë në Shqipëri dhe Kosove. Shpëtim Idrizi mban me votat e camëve kryeministrin tonë sot në pushtet,e këtë frymë nacionaliste e ka negociuar për tre aspra. E kështu pasi ndau çamët nga shqiptarët, ndau çamët mes atyre që kanë një punë në administratë dhe atyre që nuk e kanë një të tillë duke e relativizuar kështu një çështje të së drejtës universale, për një interes individual. Po kaq i ngjashëm është edhe qëndrimi i Kreshnik Spahiut, i cili duke futur antarët e tij në garën kush e urren më shumë grekun, jo vetëm që forcon pozitat e kryeministrit aktual, por po aq e legjitimon këtë grabitje të përditshme që bëhet nga aparati qeveritar.
Në Kosovë situata nuk është shumë e ndryshme. Debati i madh mbi dialogun, i cili është aq i pashmangshëm sa dhe po të ishte sot Albin Kurti Kryeministër do ishte i detyruar të shkonte në të njejtën rrugë sepse shqiptarët nuk kanë asnjë arsye pse mos të ulen me serbët në një tavoline si të barabartë edhe si logjikë e faktit që lufta u bë për këtë arsye. Por ky nuk është problemi kryesor. Ajo çka është fatale në këtë mes, është se duke ngritur gogolin e Serbisë, jo vetëm pozitat e Thaçit janë forcuar në arenën ndërkombëtare,por dhe lokalisht shumë përgjegjësi që duhet të mbante qeveria Thaçi për shkatërrimin ekonomik dhe varfërinë janë tejkaluar duke e forcuar akoma më shumë pozicionin e tij. E jo vetëm kaq,mungesa e bashkëpunimit opozitar në Kosovë,ku sërish vihet re një përçarje mes popullit, duke i ndarë në tradhtarë dhe të ndershëm bën sot që Thaçi të udhëheqë Kosovën edhe pse ka minorancë parlamentare.
Në dritën e fakteve, partitë nacionaliste të sipërpërmendura që deklarojnë se mbrojnë kombin, jo vetëm që nuk e mbrojnë atë, por e përçajnë e si pasojë e kësaj përçarjeje krijojnë kushtet e favorshme për qeverisjen e atyre liderave që e kanë ngritur imperializmin ekonomik të mbështetur tek doktrina neo-liberale e cila e ka plaçkitur kombin më shumë se kushdo pushtues tjetër.
Nacionalizmi është ajo doktrinë,që meqënëse nuk ja garanton dot mishin në tryezë qytetarit të vet ose më keq akoma ja vjedh për ta pasur për vete, i jep si shpërblim një mish imagjinar të një qytetari andej kufirit. Sot një i papunë në Shqipëri e Kosovë ka më shumë të përbashkëta me një të papunë në Greqi e Serbi,se me Samir Manen apo Behgjet Pacollin. Pikërisht këtu fillon emancipimi,e po ashtu dhe adresimi i shqetësimeve të vërteta të kohës që po jetojmë.
percares te vertete jeni ju gazetaret e shitur qe pefaqsoni nje parti te vetme!nese deri dje kam menduar se gazeta dita perfaqson dicka pozitive tani po e kuptoje vertete se do ishte humbje kohe t’ju lexejme.
kreshnik spahiu do fitoj zgjelljet po kam frik se nuk ka njerz per te numeruar votat dhe kam frik se do ja marin vat dhe do ta len me gjisht ne goj pandaj ti ruaj votat me cdo cmim qe ta dal ne krye dhe kam na sakm degjuar njerzit per kreshnik spahihun do votojn ai po shkateron ps dhe pd
Meso shqipen o ”atdhetar”!
Sondazhet e sotme tregojne se AK eshte aktualisht partia e trete me pak ndyshim nga ps e cila gjasat tregojne se do te jete perseri humbesja me madhe per shkak te papergjegjshmerise se kreut te ps. Eshte interesant fakti se me te dhenat e deri para pak minutash ps + ak = 50.7% nderkohe pd+frd = 49.3%
Zgjedhjet 23 Qershor, zyrtarizohen koalicionet. Për kë do të votonit?
Rezultati i sondazhit
a)- Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim-Berisha 41.39%
b)-Aleanca për Shqipërinë Europiane-Rama 34.89%
c)-Aleanca Kuq e Zi-Spahiu 15.76%
d)-Fryma e Re Demokratike?-Topi 7.96%
Totali Votave 4574
Po ti mo Leart Kola, perfaqesues i PS, qe e ndan politiken shqiptare ne “o me ne o kundra nesh” c’mund te na thuash per ndarjen qe i beni ju popullit?