Nga fundi i viteve nëntëdhjetë,në fshatin tim jetonte një plak 100 vjeçar.Një pasdarke atij i bëri përshtypje një libërth i vogël,mbështjellur me kapakë të kuq,të cilin mbesa e tij e mbante pranë vetes dhe lexonte me kureshtje.Ajo ishte brigadiere e frutikulturës dhe
kishte mbaruar shkollën e mesme bujqësore në këtë degë.
-Ç’ka po lexon moj bijë,- i tha gjyshi.
– Statutin e partisë,bacalok,- ia ktheu mbesa. Heu,po thashë mos është ungjilli me kapakë të kuq,se statutin e kena lexue boll…Unë bac edhe një javë e marr teseren e partisë. Po mo hy fellë në ato punë moj bijë,se…
E gjyshi pasi ndezi çibukun me duhan,u shtri bri oxhakut dhe po i tregonte mbeses 20 vjeçare:
“ Unë e nbaj mend katundin tonë me shtatë time ( shtëpi) e sot shyqyr janë tridhetë.Mbaj mend se në jetën teme janë ndërrue shtatë derzhavë ( qeveri ), e të shtata sejcila ma zi për miletin ( popullin ).Partitë e derzhavët shkojnë e vijnë.Kush punon mire për popullin e vet,mbahet mend e të tjerat harrohen.E unë të them mos u merr me parti,se asgja nuk asht e perjetshme.”
– Ua,gjyshi po flet përçart. Është plakur e nuk din ç’ka flet.
– Di,di moj bijë. Edhe qejo parti e qeku shtet nuk e ka të gjatë.Mbaj mend fjalët e gjyshit tand “budallë”.
Pas 4-5 vjetësh në Shqipëri ndryshoj sistemi.Gjyshi tashmë kishte vdekur,por mbesa e tij kujton here pas here fjalët e mençura të gjyshit 100 vjeçar…
Fjalët e plakut jehojnë aktuale edhe sot e mot…