Kërkesat për të nxjerrë jashtë ligjit partitë komuniste, pavarësisht një sensibiliteti të gjerë shoqëror në lidhje me vetë termin “komunist” (apo dhe “marksist” e “enverist”) përmban shumë kundërthënie në vetvete. E para qëndron në krahasimin me partitë “naziste” në Gjermani, po ashtu të kundërligjshme. Partitë naziste janë jashtë ligjit sepse programet e tyre përmbajnë elementë antikushtetues dhe bazë ideologjike raciste. Partitë komuniste, në Europë jo vetëm janë të ligjshme por marrin dhe bajagi vota, dhe jo rrallë kanë shkuar deri pranë pragut elektoral qeverisës. Nëse një parti komuniste ka një program antikushtetues, ajo Parti nuk do ekzistonte si e tillë, sepse gjykata nuk do e kish miratuar. Por, këto parti duan të restaurojnë Enverin…
Krimi i partive komuniste
Çfarë krimi përbën ideologjia e partive komuniste shqiptare? Të duash të restaurosh Enverin, sikurse të duash të shkosh në Hënë, apo të duash të ndryshosh kufijtë, janë thjesht retorikë, e pamundur të realizohet nga një apo shumë shqiptarë. Madje, më parë do shohim një shqiptar super-miliarder që paguan për të udhëtuar në Hënë, sesa 2 alternativat e tjera. Ndryshimin e kufijve ballkanikë e ka potencuar në retorikën e tij politike dhe një figurë e lartë e së djathtës, dhe nuk di që partinë e tij të ketë kërkuar dikush ta nxjerrë jashtë ligjit. Pastaj, që kur Enver Hoxha qenka i jashtëligjshëm dhe i vdekur? Që kur është ndaluar përmendja e emrit të tij, apo e librave të tij që gjenden në shitore në mes të Tiranës? Nëse një Parti Europiane do që të restaurojë Maon, nuk besoj se francezët e nxjerrin jashtë ligjit. Ata nuk nxjerrin jashtë ligjit as partitë që kërkojnë të dalin nga Euroja. Por, komunistët bënë ca vandalizma…
Zogu kundër Enverit
Nuk dua të hyj në debatin se ç’bëri Zogu e ç’bëri Enveri, por mund të them që të dy bënë diçka të mirë për Shqipërinë (njëri shtetin e parë, tjetri elektrifikimin, sa për shembull) dhe të dy bënë diçka të turpshme për shoqërinë shqiptare (vrasjet e patriotëve, apo neni 55, sa për të dhënë një shembull).
Nëse komunistët hodhën një kavo rreth bustit të Zogut, më kujtohet se ca të tjerë tërhoqën me skodë bustin e Enverit, para nja 23 vitesh. Kjo e fundit, nuk do të thotë që PD-ja duhej nxjerrë e jashtëligjshme.
Nëse dikush do dojë të rikthehet përsëri te krahasimi ç’bëri Zogu e ç’bëri Enveri, që të tërhiqeshin me kavo, dua t’i kujtoj se ajo që ndjejmë për Enverin më 2014-n, është identike me atë që ndjenim për Zogun më 1984-n. Duke njohur mentalitetin tonë bust-hedhës, nuk do habitesha që të njëjtën të ndjejmë për Sali Berishën më 2034-n. Madje, Enverin më 1984-n ky popull e ka dashur goxha më shumë se Zogun në 1934-n. Madje, dhe çik më shumë se Berishën më 1994-n.
Nëse dikush do të dojë të thotë që partitë komuniste janë kundër kapitalizmit, duhet t’i kujtoj që rendi ynë politik nuk është kapitalizmi, por demokracia. Kapitalizmi është një marrëdhënie ekonomike, e cila te ne ekziston në formën më të egër të mundshme. Nëse një parti na e mbush mendjen se do na sjellë një marrëdhënie tjetër të suksesshme ekonomike, qoftë model kinez a suedez, bujrum! Mbase na shpëton!
Ndjeshmëria e popullit lëviz, dhe kjo nuk përbën bazë ligjore për të nxjerrë parti jashtë ligjit. Apo, më mirë të nxjerrim ndonjë?
Partitë jashtë ligjit
Ajo çfarë duhet të mbrojmë është rendi ynë politik, ajo që ne e quajmë demokraci sa për të larë gojën, por në fakt është autokraci dhe oligarki. Dhe, Marko Dajtët me shokë nuk di të kenë në plan për të hedhur demokracinë.
Paradoksi madhor, qëndron te fakti se kur vjen puna te Shqipëria, 3 partitë që qarkullojnë në pushtet, e kanë shkatërruar e dëmtuar më shumë Shqipërinë sesa partia e vobektë e Marko Dajtit. Partia e Dajtit, është thjesht një vazhdim emocional për inerci i një realiteti të para 25 viteve, që ka 2 pika sa qesharake aq dhe të padëmshme në program: të legalizojë hashashin e të ri-vlerësojë një figurë a periudhë historike. Ndërsa gjithë sistemin e korruptuar politik, juridik, moral, ekonomik e burokratik që gëzojmë sot, e kemi peshqesh nga lubitë e mëdha. Ndaj, nuk është thjesht paradoks, por qesharake të kërkojmë të nxjerrim jashtë ligjit partinë gazmore të Marko Dajtit. Edhe pse, në një demokraci oborri si kjo e jona, vetëm me momente politike komike si kjo, mund t’ia dalim ta shtyjmë disi jetën.
Pa u thelluar , me duket nje artikull tejet simpatik ,me doza komike e satirike !
Ku ka burre nene ta nxjerri jashte ligji Salen dhe Liken!!!
Brovo Koloreto,pergjigje shume e sakte dhe e qesendisur per te gjithe ata qe duan te perfitojne politikisht nga disa fije shkrepse qe ndezin Partite komuniste apo Patrti te tjera simotra te tyre qe faktikisht nuk kane asnje peshe ne realitetin politiko shoqeror Shqipetar.
E gjithe kjo goxha kerkese doli nga goja e Mesiles ne kulm te puralizmit partiak dhe ne zgrip te demokracise. Dhe pse ?! I dhembi laku ne qafen e Zogut prej bronzi edhe pse po ajo hodhi nje lak te tille tek palmat e kryeministrise. Tentativa ishin,xhanem…
Partine e Zogut (qe eshte antikushtetuese pasi eshte per monarki) nuk kerkoi kush t’a perjashtoj me Ligj por e ofruan dhe ne qeverisje republikane,madje (gazi i botes ) dhe pinjolli monark u be keshilltar i presidentit…S’kam gje me kete parti,por e perdora si ‘koqen e kandarit’ per te peshuar ‘dajtet’…
Tjeterkund ka qene tabela e shigjetes se Mesiles.Sikleti qe ndjen ne demokracine e pd e detyron te hedh ura te besueshme per ne monarkine e zogisteve, edhe si origjine ne fund te fundit.
Filozofi Ralf Waldo Emerson thekson ;” Te jesh vetvetja, brenda nje bote ku vazhdimisht perpiqen te te bejne tjeter nga ajo qe je, eshte arritja jote me e madhe’
Vleresimin e politikuajve mundet me e ba vetem populli mepermjet nje reerendumi. Nese organizohet nje i tille, me pyetjen:- CILI ESHTE POLITIKANI ME I VLERESUAR PER JU ?
Renditija do te jete:
1-Sali Berisha; 2- Ekrem Spahia; 3- Ahmet Zogu; 4-Tahir Muhedini; 5-Fatos Nano; 6- Ilir Meta; 7- Edi Rama; 8- Marko Dajti, – por Enverin te mos e fusin ne listen qe do te votohet.
Une personalisht jam per lirine e te gjitheve qe respektojne demokracine e te drejtat e njeriut. Une si antienverist nuk kam asnje verejtje qe te kete nje parti te tille. Biles Une jam shume kurioz se sa injorante ka akoma. Une e kam pas nje ide per partite prej 23 vitesh. Une do te isha qe ligji per partite te nderrohet ne themel, duke vene disa nene te tilla .
1.Partite politike kane detyrim para ligjit te bejne zgjedhje demokratike. Te gjitha partite qe nuk kane demokraci te brenshme jane te paligjshme.
2.Partite politike nuk mund te marrin financime publike dhe as te financohen nga ndermarrje qe kryejne punime e sherbime publike. Mpleksja me sa me siper e ben partine ne fjale te paligjshme.
3.Burimet e financimit te partive jane kuaotat dhe kontributet e anetareve te saj dhe te çdo qytetari. Emrat dhe shumat e derdhura per partite per ligj duhet te behen publik.
4. Lejohet edhe financimi nga shtete e qytetare te huaj pa asnje kufizim ne shume per partite shqiptare me kusht qe brenda 24 oreve te njoftohet policia ku eshte Selia e Partise dhe te behet publik etj etj.
5.Cdo vit Partite politike detyrohen te nxjerrin bilanc dhe ta paraqesin perpara organeve kompetente. Bilanci duhet te behet publik ky eshte detyrim ligjor.
Se do te behej nje ligj i mire se ndonje parti nuk respekton ligjet jane organet kopetente qe e shperndajne te tille parti. Ndryshe do te mohohej nje e drejte me e ligjitime per te krijuar parti ose veprimtari ekonomike. Do te lindin parti ne ilegalitet me rrezikshmeri per rendin shoqeror. Me ligjin qe do te hartoja Une PD LSI do te ishte menjehere jashte ligjit, rrezikonte edhe PS. Por ligji nuk duhet te jete retroaktiv.
nuk do habitesha që të njëjtën të ndjejmë për Sali Berishën më 2034-n [artikulli]
Zakonisht ndaj mendim te njejte me vrojtimet e z K.C , ne kete rast nuk them se eshte gabim pasi secili nga ne -nese vazhdojme ne te njeten linje- do kalonte ne argument spekulativ; por “s’ma lejon” koshienca qe dyshja e permendur te kaloje ne trinom. Zogu dhe Enver Hoxha ishin Burra shteti, pak a shume fenomene Historike. Berisha dhe kushtdo me pak jane “administratore” [te keqinj] te nje periudhe rremuje. Zogu eshte i pari dhe filloi si ne nivel ekzistencial, te gjitha te keqijat qe pati/ beri me pas, nuk e hedhin poshte faktin (madhor) historik qe vuri bazat e para territoriale, juridike e administrative te nje shteti. Te mbash nje “forum virtual Gazete” dhe shih sa e veshtire eshte; provo te mendosh te Krijosh nje shtet pas 450 vjet roberi, pa asnje infrastrukture reale. E vetmja trashegimi qe i erdhi Zogut ishin karakollet gjysme te rrenuar te ushtrise turke, ca xhamia dhe shtepite e popullates! Krijoi nje Mbreteri me pashaporta e monedhe, ministri e ambasada, ca shkolla, dhe ushtri e xhandarmeri; rudimentare sigurisht…por s’mund ti kerkojme me shume.
Enveri- dhe ai duhej te vinte “catine e suvane” te nje gysme-godine qe i la Zogu, dhe lufta ja dogji! Te dy kane kundersthare dhe tifoze [s’ka asgje te keqe ne kete mes] por te fusesh z Berisha ne kete rang eshte Krim ndaj Etikes, per te mos thene historise, llogjikes e te vertetes; ashtu sic qendron. Historia, si cdo aspekt i jetes ka Hierarki…
Skenderbeu
I. Qemali
A. Zogu
E. Hoxha…
vend te 5-te akoma nuk ka. As 6-7-8-9-10-te . Berisha eshte peshe e lehte, dhe tifozi me i guximshem e tij…do a mbaje doren ta fuse Berishen tek Libri i Madh! S’do ta quaja z Berisha lamash (ne stilin lab) pasi eshte perziere ne politike permbi 20 vjet, por vitet ne pushtet nuk shkojne ne perjestim me Rendesine. Skenderbeu ndejti 25 vjet e njeh bota, Qemali ngriti flamurin per “25 minuta” e na la ne borxh nje komb; rendesia matet me C’ke bere per kete Vend.
Shkurt – dhe nje here – Zogu dhe Enveri kane qene Shtetare, sepse jane konsideruar te tille nga a) popullata b) homologet e tyre ne bote 3) historia e rendesia qe kane per kombin.
… ndersa z. Berisha eshte … .
Po ja fut kot o gazetar.Ti hiqesh si bure i zgjuar,por akoma nuk e ke kuptuar se ne nuk jemi ne demokraci,ashtu me gojen plot si e shkruan.Si mund te kesh shtet demokratik,kur pika 1 e te gjitha kushtetutave ne bote parashohin pronen private si te shenjte? Ku e kam une,e mijera te tjere pronen e trasheguar nga brezat? Ne cilin nen te kushtetutave boterore vendoset qe prona ime ti falet tjetrit,pa asnje shperblim dhe mijerave te tjereve i thua”Prit gomar (se keshtu thote demokracia kapitalise)te ritet bari qe te demshperblej nga vitet 2222????
Ne nuk jemi ne demokraci o i shkolluari gazetar,ne jemi akoma TRIBU,se nga Elbasani e deri ne Vermosh,u vendos kanuni,per pronat dhe secili mori ate qe kishte trasheguar,ndersa pjesa tjeter,beri pronar ate qe nuk kishte prona dhe ja grabiti tjetrit sipas demokracise tuaj????MOS INJORONI DEMOKRACINE DHE LIRINE E VETRTETE,NE JEMI AKOMA NE SHTETIN FASHISTO-KOMUNIST.
Shkrimi thote se pa parti komuniste nuk duhet te kete fare as pluralizem e te dalin gjithe partite jashte ligjit. Perkundrazi perderisa komunizmi nuk lejon pluralizmin e nuk pranon parti te tjera edhe pluralizmi duhet ta ndaloje me ligj partine komuniste. Sa per krahasimin te nazizmit me komunizmin, i pari ka dallim rracor kurse i dyti, komunizmi ka dallim klasor dhe gjithe dime se si na percau lufta e klasave ne si popull.
Komunistet e moren ne qafe kete popull qe i moren PRONAT. Edhe sot jane duke u vrare shqipetaret per nje poshtersi qe bene komunistet e PPSH me Dulle budallain ne vitet 1946.
Më komuniste se PD-ja a ka? Në daç nga përpërja, në daç nga bëmat.
Partia e vertet komuniste eshte PS.Marko Dajti eshte vetem per numer sa me meshef ish komunistet.Ju vetm shifni kush e ka gazeten zeri i popullit qe nga viti 1942.Kur Edi Rama organizoj me rastin e 69 te okupimit komunist ne sheshin e varrezave te atyre qe u vrane me njeri tjetrin kishin Enver Hoxhen ne balle.
Shkrimi i znj K Cakalli te le gjithe kohes me nje levizje koke ,sa mjtas aq djathtas !! Me nje vize te drejte jep mendime pozitive apo negative per sistemet e kokat qe qeverisen ne ato sisteme !!! Merita e njerit qe qeverisi jo gjate ,,por qe i dha emer ,fillimin e nje ekonomie ne hapat e para ,konsolidimin e shtetit shqiptar ,,nuk mund te krahasohet ne asnje menyre me nje tjeter qe sundoi 4,5 dekada me diktture e e reprezalje !! Znj, Cakalli shkurt e vlereson se elektrifikoi vendin !!! Po ,e elektrifikoi me fuqine punetore ,shkollore ,studentore e fshatatare krejt falas e ne te njejten kohe i privoi e i ndaloi nga shijimi i jetes me mjetet me komode te jetese krejt popullsise ( pervec qeveritareve ,e kryetareve e sekretareve te cdo qyteti e rrethi ,,ne vecanti zones se bllokut ) me frigorifere,tv, kasetofone e manjetofone ,dushe me energji elekrike si sot etj etj !!! Kete kuptoni me elekrifikimin e vendit ???? A e dini pse nuk krahasohet rregimi i Mbretit Zog me kasapin Enferr ???? Se ai nuk ushtroi diktature e masakra ne popull, nuk i ka duart te lyer me gjakun e te pafajshmeve .rregjimi i tij ishte human e i drejte !!! Ai nuk premtoi se do te hame me luge te florinjta si gjirokastriti basdart ???? Dhe si parti komuniste jo tash po me vite duhet te dale jashte ligjit se dhe pse vendet e ish.Paktit te Varshaves nuk e kane bere nje gje te tille ,,duhet te themi te verteten ne sy se aspak kjo parti percarese e vrasese e viteve qe sundoi nuk ngjason me partite simotra Te dhenat e statistikat tregojne qarte se sa vrasje e burgosje jane bere ne keto shtete ne krahasim me popullsine tone 2-3 miljoneshe !! Kjo parti e Dajtit apo birit te ferrit jashte ligjit nje here mire !!!!