Skuadra e Partizanit ka arritur një sukses shumë të madh në eliminimin e skuadrës së Ferencvaroshit në Hungari. Një ndër lojtarët e rëndësishëm të të kuqve është edhe Renaldo Kalari. Mbrojtësi i krahut të majtë është një titullar i Partizanit. Ai e mbylli sezonin si i tillë dhe vazhdon përsëri në 11-shin kryesor.
Lojtari njihet edhe si nj person që ka një besim të fortë në Zot dhe si praktikant i fesë myslimane. 32-vjeçari i ka dhuruar fanellën e ndeshjes me Ferencvaroshit një prej hoxhëve që ka fituar dashamirësinë e shumë lojtarëve, Ahmed Kalasë. Ky i fundit e ka pranuar me kënaqësi dhe i ka kushtuar edhe një shkrim interesant mbrojtësit të “demave”. Kalaja duket si një “magnet” për futbollistët, pasi edhe lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, por edhe të kampionatit shqiptar janë shumë të afërt me të.
