Partizani barazon me Skënderbeun

Dita

Partizani-Skënderbeu kanë barazuar 1-1 në një ndeshje që pati rivalitet të fortë.

Partizani humbi 2 pikë shumë të rëndësishme në 2 minutat e fundit, pasi nuk mundi që të ruante avantazhin e siguruar në pjesën e parë.

Serbi Racic kaloi Partizanin në avantazh me një gol të shënuar në minutën e 20 të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë kur të ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Vangjeli dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të lirë duke barazuar rezultatin në minutën e 88’.

Barazimi nuk ndryshon diferencën duke mbajtur Skënderbeun të shkëputur me 4 pikë larg Partizanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *