Afron derbi kryeqytetas në një kohë që Partizani ka mundësinë, “Match Point-in” e parë për të qenë kampion kombëtar pas kaq vitesh. Përballë Tirana. Edhe kjo e fundit me një domosdoshmëri të rrëmbejë pikët që i duhen për qetësi mbijetese, por këtë radhë derbi luhet në pozita të atilla që vendos shumë.
Partizani del kampion edhe nëse Luftëtari fiton në Gjirokastër me Kukësin, por nëse fiton vetë derbin atëherë çdo gjë është mbyllur. Sidoqoftë suksesi ndaj Flamurtarit ka lënë pasoja, pasi thellohet numri i mungesave për derbin e kësaj jave.
Përveç Telushit që është i pezulluar nga Disiplina, ndaj Tiranës do të mungojnë edhe Asani me Mensah, për shkak se kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Nga ana tjetër Bardhi ka shfaqur probleme së fundmi, si dhe a do të jetë Belica në gjendje të kthehet në fushë, formacioni për derbin mbetet një rebus për t’u zgjidhur.
Prej disa javësh, trajneri Gega ka qenë i detyruar të bëjë modifikime në formacionin që përdori zakonisht në pjesën e parë të sezonit, por kjo me Tiranën mbetet një ekuacion më vete.
v.l/ Dita
