UEFA zevendeson Skenderbeun me Partizanin ne Kupen e Kampioneve te Evropes.
Ne nje zhvillim teresisht te papritur, UEFA ne nje njoftim te fundit te saj ne seksionin UEFA Champions League, ben me dije se ka zevendesuar Skenderbeun me Partizanin e Tiranes ne ndeshjet e Kupes se Kampioneve.
UEFA ka marre dhe ka analizuar vendimin e CAS dhe ka gjetur pjesmarrjen e Skenderbeut si ilegjitime ne edicionin 2016/2017 te kupes se Kampioneve.
Pikerisht per kete arsye, paneli i Emergjences se UEFA ka zevendesuar Skenderbeun me Partizanin, i renditur i dyti ne kampionatin kombetar te futbollit.
Nderkohe qe po ndodh kjo, Partizani sapo ka mberritur ne Bratislave per te luajtur ndeshjen e kthimit me Slovan Bratislava, e vlefshme per turin eliminator te UEFA Europa League.
Lajmi eshte i papritur dhe nuk dihet ende nese Partizani do ta luaje ndeshjen e saj neser.
Nderkohe, kundershtari ne Kupen e Kampioneve te Evropes eshte kampionia e Hungarise, Ferencvarsosh.
Cas, konfirmoi sot ne dreke denimin mbi Skenderbeun, duke vendosur perfundismisht perjashtimin e Skenderbeut per nje vit nga Kupa e Kampioneve te Evropes.
