Partizani fiton derbin e kryeqytetit

Edona Llukacaj

Ka përfunduar me rezultatin 2-1, derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Të ashtuquajturit“Demat e Kuq” e fituan këtë ndeshje.

Edhe pse pjesa e parë u dominua nga Tirana, Partizani arriti të shënonte dy herë në 5 minuta, me anë të Cordeiro dhe Solomon. Në minutën e 28-të, një gabim i mbrojtjes së Tiranës ia mundësoi brazilianit Cordeiro të shënonte. Ndërsa në minutën e 33-të Solomon shënoi, pas një krosimi nga krahu i djathtë.

Në pjesën e dytë Partizani bën një lëshim në lojë dhe Tirana provon disa herë por pa arritur të konkretizojë në gol. Pas një rrëmuje në minutën e 79-të, Hasani shënon duke ngushtuar rezultatin në.

Por në 10 minutat e fundit dhe 5 shtesë, Tirana nuk e gjeti mundësinë  për të shënuar golin e barazimit.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *