Partizani ka fituar në miqësoren e parë kundër skuadrës kosovare të Prishtinës. Sfida e zhvilluar në qytetin e Laçit, u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të të kuqve.
Autori i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte talenti Jurgen Bardhi, që realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Një test pozitiv për ekipin e Partizanit, ne prag te përballjes me ekipin e Botev Plovdiv që do të zhvillohet me date 29 qershor ne orën 17:00 në stadium “Selman Stermasi”.
