Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Partizani, gjashtë pikë të detyrueshme për Evropën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Partizani, gjashtë pikë të detyrueshme për Evropën
Sport

Partizani, gjashtë pikë të detyrueshme për Evropën

anazapta
Published April 17, 2014
Share
SHARE

Partizani dhe Kukësi janë çifti më interesant i javës së 29-të të kampionatit, për shkak të objektivave që kanë skuadrat dhe efektin që mund të ketë ndeshja midis tyre në garën për titullin kampion. Kuksianët kanë marrë zjarr me pesë fitore radhazi, por për të fituar titullin duhet në radhë të parë të mundin të kuqtë, e më pas të shpresojnë te ndonjë mrekulli e Besës në shtëpinë e Skënderbeut. Ndeshja ka rëndësi shumë të madhe edhe për Partizanin, pasi të kuqtë duan të luajnë në Evropë, për herë të parë pas shumë vjetësh mungesë. Edhe pse Kukësi është skuadra më e mirë aktualisht, mbrojtësi Amir Rrahmani është shprehur se Partizani do të bëjë të pamundur për të marrë fitoren dhe për mbajtur gjallë shpresat për arritjen e objektivit. Skuadra e Marcio Sampaios vjen nga humbja me Teutën, por për mbrojtësin e ri nuk ka vend për të dëshpërim. “Humbjet ndodhin për çdo skuadër, aq më tepër që luanim jashtë. Ndoshta do të ishte më e hidhur po ta kishim pësuar në fushën tonë. Nuk besoj se tifozët na mbajnë mëri për këtë rezultat dhe ne jemi të bashkuar”, tha mbrojtësi. Të kuqtë kanë dy ndeshje radhazi brenda, kundër Kukësit e Kastriotit, në të cilat Rrahmani kërkon maksimumin e pikëve. “Të paktën në dy ndeshjet në fushën tonë, me Kukësin dhe Kastriotin, duhet të marrim fitore. Ne në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin, por gjashtë pikë në dy takimet e radhës janë shumë të rëndësishme për arritjen e objektivave”, thotë Rrahmani. Partizani do të ketë edhe një ndeshje tjetër brenda më pas, kundër Skënderbeut, çka e bën skuadrën e kuqe një faktor të rëndësishëm edhe në luftën për titull. Ndërkaq, në dy takimet e mëparshme në këtë kampionat, Partizani ka arritur një fitore dhe një barazim kundër Kukësit, çka duket një ogur i mirë për ndeshjen e së dielës në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

 

anazapta April 17, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • argita says:
    April 17, 2014 at 10:33 am

    epo e habitshme nje teroriste si armando duka te rezoi nga superiorja besen e kavajes nje qyteti kulture dhe demokratike dhe te ndimoi dhe te mos nxjete nje qytete me injorantere dhe terorista deri ne gryke si laci ketu ndodhe ne kete vende qe e ka emrine shqiperi pra nje alabake si duka keto bene nxjere korcene legene kampione me dhune nxjere besene nga kategoria dhe mbanej nje qytete me njerez injorante dhe njesoi si laci dhe ilire meta laci se nxjere duka alabaku nga kategoria dhe metes i jep serbia me greqine 17 deputete dhe thone ka demokraci ne shqiperi veteme injoranci eshte kjo dhe skllaveri poshte teroristate

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?