Partizani ka vendosur të ndryshojë uniformën dhe për të përzgjedhur ngjyrat e fanellës kërkon mendimin e tifozëve. Klubi kryeqytetas ka postuar në rrjetet sociale disa modele, ku u kërkon fansave të tij të votojnë uniformën që u pëlqen më shumë, pasi vendimi përfundimtar do të merret duke respektuar edhe shijen e tifozëve.
Në uniformat e reja bie në sy kombinimi i të kuqes me të verdhën, me modelin e parë që përqaset me fanellën e Gallatasarajit dhe me uniformën e dytë të Barcelonës.
Në fakt reagimi i fansave të Partizanit ka qenë i ndryshëm. Shumicës së komentuesve nuk i ka pëlqyer kombinimi i të kuqes me të verdhën, ngjyrë të cilën nuk e konsiderojnë pjesë të identitetit të skuadrës.
Tifozët e Partizanit në përgjithësi sugjerojnë që tek uniformat e reja të mbizotërojë e kuqja, që simbolizon traditën e klubit që ka fituar 15 tituj kampion që nga viti i themelimit 1946.

po ku jan fotot
ku jan fotot