Partizani i pandalshëm, rimerr i vetëm kreun

Dita

Partizani fiton me Teutën dhe rivendos diferencën prej tre pikësh me Skendërbeun ndjekës. As fomacioni i Gugash Magani nuk mundi t’i ndalte të kuqtë, që falë golit të Lorenc Trashit morën fitoren e tetë radhazi në Superiore. Për djemtë e Detiti kjo ishte humbja e parë në “Niko Dovana” dhe të tretën në këtë fillim sezoni.

 

Në minutën e 72 Bardhi ia shpërblen besimin Starovës duke asistuar Trashin, i cili i gjen kohën e duhur topit për ta dërguar pas shpinës së Mockës. 1-0

Pak caste më pas shtohet telashet për Partizanin pas një përplasjeje në zonë mes Hoxhës dhe Krasniqit, me portierin e Partizanit që dërgohet menjëherë në spital me ambulancë, ndërsa mbrojtësi kavajas rikthehet në lojë me kokën e fashuar. Për pasojë Starovë kryen ndërrimin e fundit duke aktivizuar portierin Xhika. Në minutat e fundit të kuqtë u fokusuan totalisht në mbrojtje të avantazhit, duke thyer të gjitha aksionet e durrsakëve derisa gjyqtari Sino vërshëlleu për herë të fundit pasi kishte akorduar 8 minuta shtesë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *