Nestor Martinena është emri i radhës që ka dalë në skenë i një përforcimi për sulmin e skuadrës së Partizanit. Burime të besueshme pranë klubit të kuq, kanë bërë me dije se lojtari është në dëshirat e trajnerit Duro, duke qenë se pista Gilberto ende nuk ka njohur avancime. Për më tepër braziliani i cili gjysmën e dytë të kampionatit ishte pjesë e Tiranës, nuk është dakord me shifrën financiere prej 60 mijë eurosh që i kanë ofruar të kuqtë, përfshi edhe bonuset për arritjen e objektivave. Një gjë e tillë ka bërë që Duro të mendojë për alternativa të tjera të cilat do të jenë edhe brenda limiteve financiare që mund të ofrojë klubi i kuq. Duhet thënë se emri i Martinenës ka dalë në skenë vetëm ditët e fundit dhe sulmuesi argjentinas pritet të vijë në ditët në vijim te ne në vendin tonë për të folur më nga afër me drejtuesit e kuq. Duket se trajneri Duro në momentet kur kanë mbetur edhe më pak se 20-ditë nga starti i kampionatit kërkon të afrojë në skuadër lojtarë të cilëve ia njeh lojën.
Gara – Megjithatë në garë për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Dinamos, ditët e fundit mësohet të jetë futur edhe skuadra e Skënderbeut. Kjo nuk është hera e parë që dy klubet janë në garë mes tyre për të marrë shërbimet e një futbollisti. Megjithatë si drejtuesit e kuq ashtu edhe ata të Skënderbeut janë më parë në pritje që futbollisti të vijë në vendin tonë dhe më pas të hyjnë në tratativa. Martinena është një emër i njohur në vendin tonë, pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Dinamos për një sezon dhe ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Pavarësisht ofertave që lojtari ka pasur pas largimit nga blutë në vendin tonë, ai vendosi të rikthehej në Argjentinë ku u aktivizua në disa ekipe në vendin e tij, por pa u dëgjuar shumë.

…. me para tepista-droge, nderkohe qe Shqiperia po vuan pasojat e rregjimit kanunor-verior-feudal qe ngriti krimineli Sali Bisha..
Tani qe Argjentina eshte ne prag falimenti,ata i merr per nje cop buke…