Partizani mposht 2-0 Tiranën

Dita

Ka përfunduar supersfida e javës së 24 në Superligën Shqiptare e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Partizani ka arritur të mposhti Tiranën me rezultatin 2-0, një fitore mjaft e rëndësishme për demat e kuq të cilët i afrohen kryesuesve të Skënderbeut.

Takimi u vendos herët ku golat u shënuan në fillimin e pjesës së parë të ndeshjes. Goli i parë erdhi nga Xhevahir Sukaj në minutën e 5-të ndërsa në të 12-ën Partizani ndëshkon sërisht me autor Arbnor Fejzullahu.

Ndërkohë në pjesën e dytë në minutën e 55-të te skuadra e Tiranës u ndëshkua me karton të kuq lojtari Elis Bakaj.

Pas ndeshjes së sotme Partizani mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, 1 pikë larg kryesuesve, ndërsa Tirana në vendin e tretë me 39 pikë.

12729226_933472650081968_3904870815977275871_n 12813938_933472696748630_5541642573273803702_n

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *