Partizani mund Kamzën dhe “shkon” në Europë

DITA Online

 

Klevis Dalipi ka ndryshuar Partizanin.

Fitorja e 3-të në 4 takime me ish-ndihmësin e Starovës si trajner i parë për të kuqtë, që falë suksesit 0-1 në derbin ndaj Kamzës, “fluturojnë” drejt objektivit Europë.

Vendosi gjithçka një brazilian, pikërisht sulmuesi Lucas Cardozo goli i parë i të cilit me fanellën e Partizanit i dha 3 pikë arta të kuqve në garën për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Vijon rënia e lirë e Kamzës në krahun tjetër me skuadrën e Ndreut që tashmë kur mbetet edhe faza e 4-t për tu luajtur është vetëm 5 pikë larg Teutës së vendit të parafundit që të rrëzon një kategori më poshtë.

Në Kamëz pjesa e parë ishte më e mirë për Partizanin, ndërsa fraksioni i dytë i lojës ishte disi më i balancuar por atëherë kur të gjithë menduan se kjo sfidë do të mbyllej në një barazim pa gola, Lucas Cardoso i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 76-të, realizoi një gol të bukur duke i dhënë fitoren e dytë radhazi në kampionat Paritzanit që tashmë kap Laçin në vendin e 3-të në kuotën e 42 pikëve.

Nuk gaboi Luftëtari edhe pse sfida ndaj Lushnjës së vendit të fundit rezultoi e vështirë për skuadrën e Hasan Likës që iu fal një goli të Kristal Abazajt në minutën e 40-të dhe finalizimit të në sekondat e fundit të shtesës për të mposhtur 2-0 lagunarët dhe për t’u ngjitur në kuotën e 40 pikëve.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *