Partizani ka fituar me Teutën duke mbajtur gjallë shpresën për një vend në kupat e Europës.
Ndeshja e luajtur në Durrës ka përfunduar me fitoren 1 – 0 të ekipit kryeqytetas, falë golit të Idriz Bathës në fillimin e pjesës së dytë.
Nga ana tjetër një disfatë për Teutën që tani është 4 pikë larg zonës së rënies nga kategoria, pasi Apolonia ka mundur 2 – 0 Vllazninë.
Skuadra durrsake me atë fierake kanë një përballje mes tyre në javën e parafundit të Superligës.
Flamurtari ka fituar pas 8 ndeshjesh në kampionat. 2 – 1 ndaj Elbasanit, që është ekipi i parë që bie nga kategoria edhe pse ka ende takime për të zhvilluar.
Të dielën do të luhen sfidat më të rëndësishme të javës së 32, Kukësi – Skënderbeu dhe Tirana – Laçi.
