Partizani ngec në Laç, vetëm barazim për të kuqtë e Duros

redaktor

Laçi dhe Partizani e nisën me një barazim 1-1 kampionatin, duke ndarë nga një pikë në përballjen e tyre, që pa të kuqtë dominues në pjesën e parë e Laçin më mirë në të dytën. Vendosën golat e Racic dhe Dokut në pjesën e dytë që deri diku i dhanë një fund logjik këtij 90-minutëshi.

Partizani që këtë vit kërkon të jetë mes pretendenteve për titullin kampion e nisi shumë mirë ndeshjen duke e mbyllur Laçin në gjysmëfushën e tij. Të kuqtë kryeqytetas të mbështetur dhe nga një numër i madh tifozësh të ardhur nga Tirana u ndjenë si në shtëpi aq sa në që në minutën e parë ju afruan golit me Vatnikajn që goditi mbi traversë. Ekipi i Duros vazhdoi dominimin dhe në minutën e 10-ën patën një mundësi dhe me një goditje dënimit të fituar nga Vila pas një faulli të Sefgjinit. Ndërsa në të 20-ën, Vila bëri gjithçka mirë në driblim dhe në goditje por u ndal nga shtylla. Laçi e kishte të vështirë të ishte i rrezikshëm dhe të vetmet raste në pjesën e parë i krijoi James. Golin që nuk shënoi në pjesën e parë, Partizani e shënoi në fillimin e së dytës me Raçiç që i harruar i vetëm në zonë e depozitoi topin në fundin e rrjetës.

Disavantazhi zgjoi Laçin që provoi sërish me James, por goditja e tij ishte shumë e lehtë për duart e portierit Hoxha. Tifozëve vendas nuk ju desh të prisnin shumë për të festuar, pasi në të 55-ën, James hyri mirë drejt zonës duke pasuar për Elton Dokun që mposhtin Hoxhën.

Partizani që deri në ato momente kishte luajtur më mirë u përgjigj me një përpjekje nga jashtë zone të kapitenit Nexhipi por Vujadinoviç u tregua i saktë. Rastin më të mirë e pati megjithatë James në të 62-ën por Hoxha këtë herë e kishte gati përgjigjen. Në minutat e mbetura të dyja ekipet u përpoqën shumë të arrin te fitorja por nuk mundën ta marrin dot atë duke ndarë nga një pikë që gjithsesi ka vlera për të dyja formacionet.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *