Partizani prezanton brazilianin Filipe Gomes

redaktor

Klubi i Partizanit ka prezantuar paraditen e djeshme në ambientet e klubit, larg pranisë së kamerave, futbollistin brazilian Filipe Gomes. Futbollisti, që erdhi pak ditë më parë te të kuqtë nga skuadra e Perugia-s, së Serisë B ka firmosur një kontratë me 15 herë kampionët e Shqipërisë.

Prezantimi i 28-vjeçarit u bë në ambientet e klubit kryeqytetas dhe braziliani ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba. Futbollisti 28-vjeçar ka një përvojë të madhe në karrierën e tij teksa ka luajtur gjithashtu dhe me skuadrën e Romës në të kaluarën, ndërsa është i njohur dhe me trajnerin Agostinelli, me të cilin kanë punuar së bashku për një periudhë disa mujore te skuadra e Varses.

Mesfushori brazilian shikohet si një vlerë e shtuar për klubin e kuq në këtë repart. Ai ndoqi dhe nga afër ndeshjen miqësore mes Partizanit dhe Teutës, që ishte në program në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *