Partizani prezanton Edgar Çanin

Dita

Vetëm pak minuta më parë, Partizani ka prezantuar përforcimin më të bujshëm të verës. Edgar Çani është ulur në sallën e konferencave përkrah drejtorit Genc Tomori dhe Olsi Ranxhit, me një shall të kuq të hedhur në krah dhe menjëherë ka treguar gadishmërinë për t’u përgjigjur për çdo pyetje që gazetarët kanë patur për të. Sulmuesi 28-vjeçar ka folur për objektivat e tij, objektivat e klubit dhe kombëtaren.

“Më bindi ecuria e klubit në kampionat, kam kërkuar më shumë nga vetja, njoh projeketin e klubit. Kam luajtur gjithmonë në Itali, Poloni dhe Angli. Kam ardhur sepse projekti i ekipit është i madh. Dua që të shkojë gjithçka mirë. Nuk kam folur me Panuçin, por kam pasur marrëdhenie me Kombëtaren. Ekipi më ka bindur që në fillim. Kisha objektiv të vija këtu dhe ja kam arritur. Nuk kam vënë objektiv personal, do bëj gjithçka mundem për të ndihmuar ekipin. Kam qenë tifoz që i vogël me Partizanin. Kam pasur kontakte me drejtuesit e klubit, më kanë shprjeguar projektin dhe më kë pëlqyer. Nuk kam ndjekur shumë ndeshje të kampionatit, por kam parë pak ndeshje. Është e vështirë të fitohen të gjitha ndeshjet. Nuk kam pasur asnjë ofertë tjëtër nga ekipe të tjera të Superligës”.

I pytur për një rikthim të mundshëm të Kombëtarja Çani është shprehur: “Lidhur me Kombëtaren, kam menduar që nëse jam në një skuadër që më vlersojnë do eci dhe kështu besoj se do vijë ndonjë ofertë, nëse vjen, e pres me kënaqësi”.

Lidhur me kampionatin dhe konkurencën, Edgar Çani ka thënë: “Në futbollin shqiptar kam parë që është një kampionat i fortë, nuk do jetë e lehtë, por nëse punojmë do arrijmë rezultate pozitive”.

Përgjigjes, sa gola do i dhurojë Partizanit këtë sezon, ai i ka dhënë këtë përgjigje: “Nuk kam një numër, pres të më ecë mbarë”.

Sa i përket kontaktit me trajnerin Iulaino, ai ka thëne: “Iulianon e njoh nga disa ndeshje që ka zhvilluar në Itali. Kam folur në telefon lidhur me marrëveshjen që po zyrtazojmë tani.

I pyetur për konkurencën te Partizani, ai është përgjigjur: “Më pëlqen konkurenca, nuk i friksohem. Tani mendoj vetëm për Partizanin. Kam firmosur një kontratë 2 vjeçare. Dua të jap maksimumin këtu”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *