Partizani prezanton mesfushorin brazilian, firmos për 3 vite

Gazeta Dita

Partizani ka zyrtarizuar sot një tjetër blerje, që vjen nga Brazili dhe është sugjerim i legjendës Bebeto, i cili doli para mediave një ditë më parë si këshilltar i presidenti Gaz Demi, si syri dhe veshi i këtij të fundit në Amerikën Latine. Ja njoftimi i klubit të kuq:

“Njoftojmë arritjen e marrëveshjes me Warley Gleyson Dos Santos Alves. Mesfushori brazilian ka firmosur sot një kontratë 3-vjeçare me 15 herë kampionët e vendit.

24-vjeçari, i cili është një lojtar i rekomanduar nga kampioni i botës me Brazilin, Bebeto, është edhe përforcimi i fundit që i është bashkuar skuadrës në prag të sezonit të ri 2017- 2018”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *