Partizani rikthehet fitimtar, “in-extremis”

Dita

Ka vuajtur deri në minutën e fundit të takimit, por në përfundim, Partizani ka marrë atë që kërkonte nga takimi i sotëm ndaj Vllaznisë.

Të kuqtë janë rikthyer te fitorja për të ruajtuar jo vetëm kreun, por edhe distancën prej 4 pikësh nga Skënderbeu, si ndjekës më i afërt, raporton Telesport.

Nga ana tjetër, Vllaznia, e cila ka bërë gjithçka shumë mirë, është ndëshkuar në momentin e vetëm të gabimit, kur Fazlliu është lënë i pamarkuar në zonë, duke i dhënë atij mundësinë e shënimit, pikërisht në minutën e 90’ të takimit.

Partizani-Vllaznia 1-0 Shënues: Fazlliu 90’

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Bicaj, Vidoviç, Trashi, Batha (Daja 46’), Mazrekaj, Fazlliu, Morini (Bardhi 51’), Sukaj.

Trajner: Sulejman Starova

Vllaznia: Dragojeviç, Gurishta, Cicmil, Borshi, Pjeshka, Krymi (Kapaklia 69’), Sefa, Bardulla, Shtubina, Kalaja (Haxhiaj 88’), Çinari (Ahmetaj 77’). Trajner: Armir Grima Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Renato Malaj.

Kartona të verdhë: Krymi, Pjeshka / Fazlliu

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *