Do të jetë një anglez që do të vendosë drejtësi në sfidën e parë të UEFA Champions League mes Partizanit dhe Salsburgut të martën në mbrëmje në “Elbasan Arena”.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Michael Oliver, i caktuar arbitër kryesor për 90 minutëshin e të kuqve në takimin vendimtar, ndërsa ndihmës të tij do të jenë anglezët Stuart Burt e Adam Nunn. 31-vjeçari Oliver është një arbitër i ri por ai ka arritur t’i ngjisë me shpejtësi shkallët e karrierës ku numëron shumë ndeshje në anenën ndërkombëtare.
Ai drejton ndeshje në Premier League që prej vitit 2010, ndërsa në FIFA është regjistruar gjatë vitit 2012. Takimi i fundit i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare si arbitër kryesor ishte ai mes Galatasaray dhe Lazios në 1/8-at e Europa League, ndeshje që u mbyll në barazim 1-1, ndërsa më parë nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të klubeve shqiptare.
Gjithsesi, një lidhje me Shqipërinë Oliver e ka pasi ai ishte gjyqtari i katërt në sfidën e Euro 2016 mes Francës dhe Kuqezinjve ku skuadra e Deschamps fitoi me rezultatin 2-0.
