Partizani s’ka pushime, nis nga puna për Europën

redaktor

Partizani ka marrë pushimet, por për klubin, drejtuesit dhe Duron janë ditë pune.

Aventura evropiane me Partizanin që kthehet pas plot 7 vitesh në arenën ndërkombëtare ku do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Europa League është një mision i rëndësishëm dhe në kampin e kuq duan që të shijojnë suksesin edhe në Europë ndaj janë impenjuar për të përgatitur gjithçka deri në detaje.

Që në fillimin e javës stafi teknik dhe drejtuesit do të mblidhen për të përcaktuar detajet e fazës përgatitore që do të nisë menjëherë pas 10 ditëve të pushimit që trajneri Shpëtim Duro ju akordoi lojtarëve pas përfundimit të kampionatit.

Për momentin mbeten si mundësi të dyja pistat si për një fazën përgatitore në vend ashtu edhe ajo për një fazë jashtë Shqipërisë, pasi gjithçka mbetet për t’u vendosur. Pa shumë bujë, në kampin e kuq kanë filluar të mendojnë edhe për merkaton.

E sigurt është se skuadra do të ketë përforcime për aventurën evropiane dhe sezonin e ardhshëm, megjithëse për momentin në klubin e kuq preferojnë të mos bëjnë të ditur emra konkretë. Për sa i përket merkatos në dalje, në klub kanë shfaqur interesim konkret disa skuadra të huaja për Fejzullahun, por futbollisti është nën kontratë dhe në këtë mënyrë mbetet i Partizanit.

E kundërta mund të ndodhë vetëm në rast të një oferte të parezistueshme me trajnerin Shpëtim Duron që do të thotë fjalën e fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *