Gjyqtarët janë një hallkë e rëndësishme në një ndeshje futbolli, aq më tepër në një sfidë derbi, ku mund të vendosen fatet e sezonit. Në një përballje të tillë një episod apo një vendim i fraksionit të sekondës mund të ndryshojë rrjedhën e lojë, prandaj trajneri i të kuqve, Shpëtim Duro, në konferencën e fundi për shtyp i bëri thirrje trupës që gjyqtarëve që do të gjykojë takimin përmbyllës të javës së 33-të që të jetë shumë e kujdesshme dhe të mos e prishë takimin me vendime të gabuara.
Në të njëjtën linjë, por me një koment paksa thumbues, u shfaq edhe trajneri Gugash Magani, skuadra e të cilit ndihet e persekutuar nga bluzat e zeza, sidomos në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Laçin.
Por cili do të jetë kryesori që do të japë drejtësi në derbin e kryeqytetit? Në tri përplasjet e këtij sezoni kanë gjykuar dy arbitra, Bardhyl Pashaj në fazën e parë dhe të tretë, si dhe Kridens Meta në fazën e dytë. Pavarësisht se është munduar të mos i sulmojë arbitrat, kritikat për gjykimin nga ana e Maganit ka patur edhe në dy derbet e fundit. Si Meta ashtu edhe Pashaj, që është i pezulluar për shkak të episodeve të takimit Laçi-Tirana, duket se janë sfumuar si mundësi për të gjykuar derbin e radhës, ndërkohë që arbitrat e mbetur në gara janë Jemini dhe Jorgji. Kryesori i kolegjiumit të Elbasanit mbetet zgjidhja më e mundshme, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të vendoset me short para takimit.

Po nderhyne kandidatet per kryebashkik do demtohet ndeshja, pa llogaritur deme te tjera ne sigurine e rendit.
Gjykimi mund te behet shkak per ndeprerje te ndeshjes e per trazira ne stadium. Politika dhe Duka larg bilbilit te arbitrit.