Partizani vijon përgatitjet për Europa League, Eloumou në provë

Gazeta Dita

Partizani i është rikthyer përgatitjeve pas 1 dite pushim të akorduar nga stafi. Sot ekipi ka zhvilluar seancën e radhës në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan.

Prezent në përgatitjet e pasdites kanë qenë të gjithë lojtarët, të cilët kanë zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktike.

Pjesë e seancës së sotme ka qenë edhe lojtari Parfait Louis Essengue Eloumou. Mesfushori me kombësi nga Kameruni do të provohet për disa ditë nga stafi teknik.

Edhe përgjatë ditës së martë ekipi do të vijoj të zhvilloj përgatitjet në Elbasan, në kuadër të ballafaqimit ndaj Botev Plovdiv i vlefshëm për raundin e parë eleminator të Europa League në program ditën e enjte ora 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *