Partneriteti publik-privat, Ekonomi: Gjenerator i zhvillimit të vendit

Elton Tafaruci

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi deklaroi se partneriteti publik-privat është konsideruar nga qeveria shqiptare si gjenerator i zhvillimit të vendit.

Deklarata e ministres Ekonomi u bë gjatë punimeve të konferencës “Partneriteti publik-privat”, që po mbahet në Tiranë.

Ekonomi bëri të ditur se përmes angazhimit të partneritetit publik-privat synohet të përmirësohet infrastruktura, duke shmangur një pjesë të riskut e duke e transferuar këtë tek privati.

MZHETTS, vijoi ajo, ka përmirësuar kuadrin ligjor në fushën e koncesioneve e PPP-ve duke synuar një kuadër sa më të qëndrueshëm e transparent e duke i dhënë një formë më dinamike këtij partneriteti.

Vlera e transaksioneve nga ky lloj bashkëpunimi, sipas ministres Ekonomi, gjatë vitit 2014 llogaritet në Evropë 16.3 miliard euro, ku më shumë se 85 % të tyre janë me mbështetjen e fondeve publike.

Të pranishëm në konferencë janë edhe drejtori i USAID/Albania, Marcus Johnson dhe ministri i Financave Arben Ahmet

Share This Article
1 Comment
  • GJENERATOR I ZHVILLIMIT TE VENDIT ESHTE SIPERMARRJA E LIRE, MOJ SHOQE.

    TE CILA VEPER E MARKSIT I KE MESUAR TI KETO.

    PRANDAJ KEMI ZHVILLIM KAQ TE MADH EKONOMIK, SEPSE KEMI SIPERMARRJE PRIVATE TE ZHVILLUAR.

    HAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *