Reagimi publik i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani më bëri të mendoj për mënyrën si komunikojnë institucionet publike në vend. Çështja që është bërë shkas për këto shkëmbime – ose pronësia ndaj një trualli të kontestuar – nuk ka lidhje me çfarë do të shkruaj më poshtë. Përkundrazi, sa kohë që vetë Presidenti, si institucion kushtetues, e paraqet veten dhe riprodhohet si i tillë nëpërmjet ligjëratës së tij, atëherë karakteristikat e kësaj ligjërate, dhe të institucionit vetë, janë më të rëndësishme se çështja e truallit në fjalë. Nuk dua të paragjykoj këtu as të drejtën e Presidentit për të reaguar publikisht; as mundësinë që e vërteta mund të jetë në anën e tij – por vetëm të analizoj disa efekte të ligjëratës presidenciale, siç e shohim të artikuluar në deklaratën e cituar në vijim, pak të shkurtuar dhe me disa theksime të miat, arsyet e të cilave do t’i sqaroj më tutje:
Sot, përfaqësues të lartë të shumicës së re qeverisëse, në vazhdën e shpifjeve të neveritshme dhe të përsëritura të këtyre ditëve, kanë adresuar publikisht akuza të paqena ndaj familjes së Presidentit të Republikës për të ashtuquajturën lidhje në pronësi mbi truallin ku sot ndodhet godina e selisë së Partisë Demokratike. Institucioni i Presidentit të Republikës duke hedhur poshtë me përbuzje dhe neveri të tilla shpifje, deklaron me vendosmëri se familja e bashkëshortes së Presidentit nuk ka lidhje pronësie mbi truallin e godinës në fjalë. Ky akt i turpshëm shpifjeje dhe ky sulm i rëndë antikushtetues me ngjyrim të qartë politiko-propagandistik, synon të terrorizojë psikologjikisht familjen e Presidentit të Republikës dhe të ndalë ushtrimin e funksioneve kushtetuese nga ana e Kreut të Shtetit. […] Presidenti i Republikës, lidhur me të njëjtin problem, i kërkon gjithashtu Zotit Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste propozuar nga shumica e re për postin e Kryeministrit, ta ndalë urgjentisht këtë fushatë të ulët, të padrejtë dhe të padenjë, kundër Kreut të Shtetit. Institucioni i Presidentit të Republikës, në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk duhet, nuk mund dhe nuk është përfshirë kurrë në luftën politike mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Presidenti i Republikës i siguron qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë se do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast përmbushjen e detyrave kushtetuese, sado të rrejshme qofshin shpifjet, dhe sado të ulëta dhe të padenja shantazhet.
Teksti i mësipërm është patetik, në të gjitha kuptimet e fjalës; dhe në gojën e institucioneve, teksti patetik merr trajtat e çka e kanë quajtur langue de bois, ose gjuhë të drunjtë. Natyrisht, Presidenti Nishani nuk është as zyrtari i parë, as i fundit, që përfundon në rapsod të shqipes së drunjtë; por në deklaratën e tij ka një përqendrim kaq toksik të kësaj karakteristike, sa të tërheqë menjëherë vëmendjen. Një karakteristikë e kësaj shqipeje të keqe është përdorimi i epiteteve pleonastike, ose të tilla që veç rimarrin elemente kuptimore të emrit që i bashkëngjiten. Këto epitete si rregull, nuk shtojnë ndonjë informacion për emrin që shoqërojnë; e megjithatë ato luajnë brenda tekstit rol më kritik se emrat përkatës.
Kështu, shpifjet quhen të neveritshme, ose akt i turpshëm; sulmi antikushtetues i rëndë; terrori ndaj familjes së Presidentit është psikologjik; Presidenti zotohet se do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast përmbushjen e detyrave… sado të rrejshme qofshin shpifjet, sado të ulëta dhe të padenja shantazhet. Tani, meqë shpifje të paneveritshme nuk ka; as sulme antikushtetuese të lehta; as terror që të mos jetë psikologjik; as një president mund të vazhdojë diçka duke u ndalur; as shpifje që të jenë të parrejshme; as shantazhe të larta dhe të denja; atëherë kuptohet se këto kravata stilistikore kumtojnë më shumë gjendjen shpirtërore të subjektit të tekstit në fjalë, të cilin nuk mund të mos identifikojmë me vetë Presidentin e Republikës.
Me fjalë të tjera, z. Nishani kërkon t’i tregojë publikut se është shqetësuar dhe indinjuar shumë; që mund edhe të jetë ashtu – por shqetësimi i z. Nishani, si personi që trupëzon institucionin e Presidenti, nuk mund të jetë argument për temën në fjalë. Përdorimi i epiteteve pleonastike, ose edhe ai atyre klishé (akuza të paqena, hedh poshtë me përbuzje dhe neveri, etj.) karakterizon zakonisht ligjërimin autoritar, dhe veçanërisht atë totalitar; në të cilën teksti që i jepet publikut për konsum synon jo aq të informojë, sesa t’i tregojë publikut tonalitetin e reagimit shpirtëror, ose t’i diktojë si duhet të reagojë emocionalisht ndaj problemit (me neveri, indinjatë, etj.).
Të tillë gjuhë e lexon sot e kësaj dite në komunikatat për shtyp të ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut – ku epiteti gjithnjë e mbyt informacionin, ose vetëm sa e përdor për t’u kacavarur në paraskenë të tekstit. Ka edhe më – mania për t’i shoqëruar fjalët kyçe në tekst me epitete emocionalisht të ngarkuara tregon, ose më mirë tradhton, faktin e trishtuar se këto fjalë kyçe, së paku në tekstin në fjalë ose në vetëdijen gjuhësore të subjektit që e përfton tekstin, e kanë humbur një pjesë të mirë të kuptimit.
Kështu, nëse ekziston nevoja për ta quajtur shpifjen “të neveritshme” dhe “të ulët” e “të rrejshme”; ose për të theksuar se po hedh poshtë “me përbuzje dhe neveri” (khs. absurditetin e “me përbuzje, por pa neveri”); ose për ta cilësuar sulmin antikushtetues si të rëndë, ose shantazhet të ulëta dhe të padenja (po kur kanë qenë ndonjëherë të larta dhe të denja shantazhet), atëherë të gjitha këto shpifje, akuza, akte, sulme, shantazhe rezultojnë të dobësuara tashmë kuptimisht, të zbehura nga kuptimi; nëse kanë qenë dikur plumba, tani janë konsumuar nga retorika e pështymës, për t’u katandisur në gëzhoja.
Dhe më tej akoma, ky inflacion epitetesh dhe ky leksikalizim elementesh semantike në një tekst kaq të shkurtër dëshmon se subjekti, ose z. Nishani, është i pasigurt për çfarë shprehet dhe kërkon të thotë.
Vëreni, për shembull, paragrafin e parë:
Sot, përfaqësues të lartë të shumicës së re qeverisëse, në vazhdën e shpifjeve të neveritshme dhe të përsëritura të këtyre ditëve, kanë adresuar publikisht akuza të paqena ndaj familjes së Presidentit të Republikës për të ashtuquajturën lidhje në pronësi mbi truallin ku sot ndodhet godina e selisë së Partisë Demokratike.
Ky paragraf nuk argumenton asgjë; por veç sa luan rolin e çelësit të solit në partiturë, duke diktuar një tonalitet. Pretendimet e palës kundërshtare quhen menjëherë shpifje të neveritshme dhe të përsëritura, para se të thuhet, në paragrafin vijues se “familja e bashkëshortes së Presidentit nuk ka lidhje pronësie mbi truallin e godinës në fjalë.”
Në po atë paragraf hyrës, akuzat quhen të paqena dhe lidhja në pronësi cilësohet si e ashtuquajtur. Për nga pesha argumentative, ky paragraf është naiv, madje duket sikur është shkruar nga një fëmijë, të cilit fakti që ai është indinjuar i duket arsye e mjaftueshme për t’i dhënë gjithë bota të drejtë.
Pasigurinë e nxjerr në dukje edhe një shprehje e tillë si [Institucioni i Presidentit] deklaron me vendosmëri, në një paragraf më poshtë, a thua se ekziston përnjëmend mundësia që ky institucion të deklarojë pa vendosmëri.
Që Presidentit i kanë ardhur akuza nga e majta, kjo është e vërtetë dhe kaq do të duhej thënë në deklaratë, duke shtuar se këto akuza nuk kanë bazë, sa kohë që marrëdhënia e pronësisë që ato përsiatin nuk ekziston.
Tani, mund të ndodhë edhe që Presidentit t’i duken këto akuza shantazhe, por teksti i deklaratës nuk bind për këtë; dhe në qoftë se teksti nuk argumenton dot pse akuzat janë, në fakt, shantazh, atëherë lexuesi nuk bindet as për arsyet pse Presidenti i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet (ose “procedurën e hetimit penal” – gjuhë kompensatë) ndaj këtij shantazhi.
Shantazhi, në kontekste të tilla formale, ka kuptim të caktuar, që ndryshon nga ai i sulmit, i akuzës dhe i shpifjes. Përkundrazi, vetëm në retorikën e mediave fjalë të tilla janë të ndërkëmbyeshme, duke u reduktuar kuptimisht në një “akt verbal armiqësor të dikujt kundër dikujt”.
Institucioni i Presidentit duhet t’i flasë publikut në mënyrë më precize; për ç’arsye edhe është përforcuar me këshilltarë juridikë dhe të tjerë të fushës së komunikimit. Në aspektin juridik – ku kemi hyrë dashur pa dashur, sa herë që kemi ftuar në valle Prokurorin e Përgjithshëm – sulmi është sulm, shpifja shpifje, akuza akuzë dhe shantazhi shantazh.
Për gjithë sa më lart, mua deklarata e Presidentit të Republikës, z. Nishani, më jep përshtypjen e një thirrjeje të dëshpëruar për solidaritet, nëpërmjet nxitjes së emocioneve të thjeshta; madje të emocionit më të thjeshtë që karakterizon komunikimin publik të ndërmjetësuar nga mediat: indinjatës.
Pa folur pastaj për teknikën tipike të gjuhës së drunjtë totalitare, për t’iu përgjigjur sulmit me sulm, dhe akuzës me kundërakuzë; meqë gjithkush, madje edhe lexuesi më i pavëmendshëm, do të vërë re se z. Nishani, në këtë deklaratë, akuzave që i ka bërë një palë politike u përgjigjet jo duke shpjeguar pafajësinë e tij ose të familjes, por duke i quajtur ato akuza “shpifje të neveritshme dhe të përsëritura”, “sulm i rëndë antikushtetues me ngjyrim të qartë politiko-propagandistik”, që “synon të terrorizojë psikologjikisht”, dhe “fushatë të ulët, të padrejtë dhe të padenjë kundër Kreut të Shtetit” – ose me një kundërakuzë që, sikur të qëndronte, do të përbënte vepër penale më të rëndë se ajo për të cilën është akuzuar vetë Presidenti nga pala akuzuese.
Pa folur as për faktin që z. Nishani – ose Kreu i Shtetit ose Institucioni i Presidentit, nuk ka as dyshimin më të vogël se po i bëhet shantazh, po pengohet të kryejë detyrën, po terrorizohet psikologjikisht etj.; prandaj nuk e shtron çështjen në mënyrë deliberative. Ai i drejtohet publikut për ta informuar jo për problemin, por për gjendjen e tij shpirtërore – a thua se kjo ka vërtet interes dhe meriton vëmendjen e institucioneve të tjera, ose të publikut vetë.
Presidenti Nishani flet kështu jo si president, por si një njeri çfarëdo, i kapur në darën e forcave më të mëdha se ai, dhe që nuk ka rrugë tjetër, veçse t’i apelohet vullnetit të mirë të publikut. Ky është efekti i klishesë, natyrisht; ose, nëse duam, ka lidhje me faktin që Presidenti i Republikës nuk tregon kujdesin e duhur për të qenë presidencial, në daljet e veta; dhe me mënyrën si artikulohet e paraqet veten si viktimë dhe kërkon, dashur pa dashur, simpatinë e të tjerëve. Këtë skenar të keq komunikimi, kur një palë e akuzuar hidhet menjëherë në një monolog prej viktime dhe pastaj kundërakuzon menjëherë, po e shohim të përsëritet nga një konflikt publik në tjetrin; edhe pse nuk kemi parë asnjëherë që një konflikt publik të zgjidhet duke adoptuar modelin në fjalë.
Përkundrazi, skenari duket sikur veç sa i riprodhon palët në konflikt; duke krijuar mes tyre një zonë akuzash të përgjithshme, të papërgënjeshtrueshme, dhe të formuluara me një gjuhë të tillë që ia bllokon publikut proceset e të menduarit kritik. Është një teatër që synon të topitë, jo të nxitë pjesëmarrjen; ta mpijë arsyen, në vend që ta aktivizojë; dhe, në fund të fundit, t’i mbajë konfliktet gjallë, duke i nxjerrë nga kontekstet konkrete, praktike, për t’i çuar në një sferë abstrakte, ku fjalët ndërrojnë vendin mes tyre, njëlloj si edhe palët.
*Peizazhe të Fjalës

Analize e bukur gjuhesore.Po qe mua me duket sikur eshte stili i te shkruarit te SB. Nese jo, jam i bindur qe redaktimin e ka bere pikerisht ai. Une nuk e besoj qe Nishani me ate natyren e tij te bute, te jete kaq agresiv ne komunikim.
Z. Vehbiu,
ky kapterr nuk kupton nga kjo gjuhe juaja, ai shkrimet me te mira i ka plan konspektet e Partise se Punes – Veprat e Enverit – tamam gjuhe komunistesh fanatike.
C’merresh me te kete ulok se nuk po ben ndonje gje – pershesh me kos po ha atje ne cep te Presidences. Njjeri as me dite me shkrujt nuk ben – mbani mend pershendetjen per Vitin e Ri, cfare fjalimi katastrofik!!! Me ulet se medioker politik.
I shkruar nga berishizmi,përgjigja Nishani detyrimisht do kishte gabime dhe gafa leksikore! Padyshim z.Vehbiu bën shumë mirë që analizon “pergjigjen” presidenciale,e cila përpos citimeve dokumentare, tregon në thelb,mjerimin e vërtet(nuk po e quaj idiotsinë) të presidentit në ndërtimin leksikor për komunikim me qytetarët! Gjuha e “drunjtë” apo pathosi emocional që është tipik në shoqëritë e kontrolluara (fashizëm,nazizëm,komunizëm arkaik,monizëm,demokraturë) ku dhe shkresat zyrtare dhe deklarimet institucionale,nuk shkepusin dot thelbin nga arra,por thelbin e mbingarkojnë me lëvozhga të grimcuara, si Vehbiu i ka gjetur me shumicë dhe krejt perverse,në pergjigjen e pakulturuar leksikologjikisht të presidentit Nishani!
Bashkohem në tendencën pozitive të z.Vehbiu,për të ndërtuar edhe në shtet një tjetër mentalitet komunikimi mes institucioneve dhe qytetareve,mes shtetarëve dhe qytatareve!Patthosi emocional i mbingarkuar me silogjizma,epitete arkaike,mbiemërorë dekorativë, janë ende mbeturina të monizmit që berishizmi jo vetëm nuk arriti ti zhduk,por i përvetësoi duke pasur skematist imitativ arkaikun e njohur Berisha.Gjithë struktura leksikore ku Berisha (dhe gjithë arkaizmi berishist) ndërtonte dhe ndërton ende me “fansat disa mijra”,komunikimin; është jo vetëm i prapambetur, por dhe i padobishëm dhe natyrisht i dëmshëm!Eshtë më shumë se marrëzi,të komunikohet edhe nga qytetarët më të thjeshtë,me këtë metodologji në komunikim me qytetarët!…Natyrisht tjetër gjë problemi dhe si qëndron e vërteta! “E para është fjala,”thuhet dhe në Bibël!…
Shume sakte …!
Vehbiu nuk mund ta mohojne se ata qe shpifen per Presidentin jane shpifes profesionist te deklaruar dhe te gjobitur disa here nga gjykatat.Si intelektual duhet te shqetesohet per shpifjet pa dogane nga nje grup personash. Prokuroria ka rastin te japin denimin per kete. Mos shkruaj kur je me nerva eshte porosia. Do te ishte mire qe te analizosh akuzat qe i jane bere Presidentit.
Nje intelektual nuk duhet te jete kaq militant ( i majte)
Analiza qe ben shkruesi eshte nje analize e vertete dhe psikologjike ne thelb. Megjithese niset nga analiza e perdorimit te nje gjuhe (retorike) kontradiktore e perdorur nga ana e presidentit, ne fund del ne konkluzionin e drejte te percaktimit te statusit shpirteror te tij.
Kjo eshte me se e natyrshme, se premisat ne ate konkluzion te çojne.
Mendoj se presidenti, meqenese nuk zoteroka kulturen e nevojshme te hartimit, detyren e formulimit te nje komunikate (deklarate) te tille duhej tja kishte besuar keshilltareve te tij.
Por supozoj se kemi te bejme me keto raste:
1. ndonese nuk e ka kulturen e nevojshme, ka marre persiper vete te shkruaje me nivelin qe zoteron, e sdo mend i pushtuar nga emocionet ky produkt do te dale,
2. nuk e ka shkruar vete, por ka udhezuar te tjeret te shkruajne “diçka te forte”, por ai qe ja ka shkruar eshte ne nivelin pertoke per vete (duhet ta heqe menjehere nga puna),
3. nuk ka as kulturen e nevojshme per te mbigjykuar shkrimin e tjetrit, keshtu e ka gjetur me vend ate, sepse krahasuar me nivelin kulturor qe ka demonstruar ish kryeministri (qe i duket atij si shembull) ne disa fjalime ne parlament e mbledhje qeveritare apo konferenca shtypi, kjo ketu i duket fare ne rregull.
Keshtu varjani hejbet presidentit, ai ndjen per detyre “lepepeqen”, vetem mos te na shkruaje me se po ja nxjerr bojen vetes.
Poshte islamiku Bujar Nishani(mehmeti),rrofte kisha e permetit, Janullatosi dhe ndjekesit e fese se vertete.Qeveria Rama do ja tregoj vendin edhe xhamia edhe universitetit , asnje gje per islamiket deri ne zhdukjen nga shqiperia