Pas 10 vitesh, rikthehet shkolla e lartë e Policisë

redaktor

Policia e Shtetit do të rikthejë Shkollën e Lartë për efektivët dhe agjentët, dikur e njohur edhe si Akademia e Rendit.

Aktualisht është mbyllur faza e parë e dorëzimit të dosjeve nga dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët do të konkurrojnë për t’u ulur si studentë më 12 tetor, në auditorët e Akademisë së Sigurisë, që rikthehet si shkollë e lartë pas gati dhjetë vitesh e mbyllur.

Në Akademinë e Sigurisë, që përbëhet nga dy fakultete, Fakulteti i Hetimit të Krimit dhe Fakulteti i Sigurisë Publike, si edhe një qendër shkencore, këtë vit do të ndjekin studimet 150 studentë, të cilët nga inspektorë, do të gradohen pas tre viteve si nënkomisarë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë për “TCH”, drejtori i Akademisë, Bilbil Mema.

“Testi do të jetë në dy nivele, test me kompjuter e me shkrim dhe me gojë me komision. Të gjithë studentët që do të kryejnë studimet në Fakultetet e Sigurisë Publike dhe në atë të Hetimit, do të jenë të paguar me rrogën që ata kanë deri më tani, sepse ata janë punonjës policie në vazhdim të karrierës”, thotë Mema.

Por për të gjithë ata persona që duan të hyjnë në polici, porta e parë e tyre nuk është Akademia e Sigurisë, por Shkolla e Formimit Bazë. Pra fillimisht duhet të kryejnë një tjetër formim akademik policor, para se të kalojnë për shkollën e lartë.

“Në fakultetet e Akademisë së Sigurisë nuk vjen asnjë person nga shoqëria civile që ka mbaruar shkollën e mesme. Kjo Akademi është vetëm për ata që janë në karrierë në polici dhe kanë gradën inspektor në Policinë e Shtetit, askush tjetër”, sqaron Mema.

Drejtori i Akademisë shpjegon se pas mbylljes së saj vite më parë, policisë i janë shkaktuar dëme për formimin e drejtuesve të rinj.

“Për nivelin zbatues mendojmë që kemi arritur qëllimin. Shkolla bazë e policisë është një ndër më të mirat. Kurrikula e saj është një kurrikul e modelit amerikan dhe ne mendojmë që kemi arritur që ta përsosim këtë shkollë të nivelit bazë, por mbi këtë, me kurse ne kemi dështuar, nuk kemi arritur dot që të realizojmë ngritjen në gradë vetëm me kurse.

Duhet patjetër që specialistët e policisë, si të gjitha shkollat e tjera, duhet patjetër që të kenë një diplomë dhe kjo diplomë do të jetë Specialist i Lartë i Sigurisë”, deklaron Mema. Ai shton se kthimi i shkollës së lartë është i nevojshëm për të rritur sa më shumë profesionalizmin në radhët e policisë dhe cilësinë.

Share This Article
4 Comments
  • Aty ku ndodhe gropa e krimit ne polici aty ku nuk cahet me djers vetem me lek dhe bandit e kriminel aty ku do trajnohen maskarenjt me te medhenj te policise

  • Pershendes nisjen e punes ne Akademine e Policise, kjo do te ngreje nivelin cilesor te punes se policise ne sigurine publike dhe sektoret e tjere te policise kriminale, megjithese vone,me mire vone se kurre.Boll me police me kurse 3-mujore, se tre muaj piqet vetem kungulli.

  • Lista me emrat e studenteve ka 2 vjet qe eshte gati, se Akademia supozohej te fillonte ne Tetor 2014… me siguri ai testi me shkrim ne kompjuter do vendose shume pika mbi ‘i’…. ndersa komisioni do beje nje pune te dedikuar per te aprovuar listen emerore sipas rendit alfabetik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *