Në garazhe do të kemi makina që fluturojnë, me të cilat do t’i ikim rrëmujës së qyteteve të mëdha, për të pushuar në parqet me lule sintetike.
Kompjuterat gjithnjë e më inteligjentë do të bëhen pjesë e trupit të njeriut, i cili do të përshtatet për misione gjithnjë e më të gjata në hapësirë, për të projektuar arratisjen nga planeti i kërcënuar nga luftërat bërthamore dhe ngrohja globale.
Kjo mund të jetë e ardhjma që na pret në 150 vitet e ardhshme, sipas ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët kanë bërë një pasqyrë të evoluimit të njerëzimit për shekullin në vijim. Shkrimi është pasqyruar në të përmuajshmen “Scientific American”.