Pas 18 majit “hapja e madhe”, por kufizimi i orarit mund të mbetet në fuqi

J L

Nga hapja e bareve dhe restoranteve, tek hapja e kufijve tokësorë dhe ajrorë e deri tek hapja e kishave dhe xhamive.

Pas 18 majit Shqipëria mund të ndjejë pak më shumë rikthimin në normalitet.

Qeveria është duke përmbyllur protokollet specifike të sigurisë higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik që do të duhet të respektojnë si bizneset, ashtu edhe institucionet që do t’i rikthehen punës në fazën e tretë të hapjes.

Hapjen e kufijve, si ajrorë ashtu edhe tokësorë e paralajmëroi Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje virtuale me Komitetin Teknik, ku tha se me hapjen shtohet edhe sfida për autoritetet.

“Do të vazhdojmë të konsultojmë me ju të gjitha masat e ndërmarra. Deri në datën 18 janë këto që janë, pastaj do të vijë procesi i hapjes edhe të flukseve për të hyrë në Shqipëri qoftë nga ajri, qoftë nga toka dhe aty do të jetë një tjetër sfidë”, u shpreh ai.

Hyrje-daljet nga Shqipëria do të jenë të kontrolluara rreptësisht, të paktën sipas planit që po hartojnë autoritetet, ku distancimi fizik mbetet arma më e fortë kundër pandemisë.

Personat që do të hyjnë duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, sipas dëshirës së tyre në hotel, ose në banesë e tyre. Në të dyja rastet, para se të hyjnë duhet të deklarojnë adresën e saktë.

Ndërkohë, po pas kësaj date do të hapen edhe baret dhe restorantet, por me disa rregulla strikte distancimi fizik.

Sipas protokollit të sigurisë, fillimisht do të shfrytëzohen vetëm ambientet e jashtme, do të ndalohet aktiviteti në ambiente të brendshme të mbyllura dhe duhet të garantohet largësia prej të paktën 1 metër nga karrigia në karrige.

Baret dhe restorantet duhet të plotësojnë me sinjalistikën e nevojshme ruajtjen e distancës fizike mes klientëve, nëse kanë mundësi të shmangin pagesat me para në dorë dhe të përdoren kartat e kreditit, ndërkohë që i gjithë stafi duhet të jetë i pajisur me maska, doreza, dezinfektues dhe materiale të tjera mbrojtëse.

Sa u takon objekteve të kultit, Qeveria është në pritje të një propozimi nga ana e komuniteteve fetare. Kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me drejtues të këtyre komuniteteve gjatë javës dhe u kërkoi hartimin e një plani masash hapjeje, që do të garantonte sigurinë dhe respektimin e protokolleve të sigurisë. Ai përjashtoi hapjen e tyre para datës 18 maj.

Megjithatë, orari i kufizimit të aktiviteteve deri në 17:30 pritet që të qëndrojë në fuqi. Pas kësaj ore gjithçka duhet të mbyllet, me përjashtim të aktiviteteve për të cilat Qeveria ka vendosur ndryshe.

Burime të gazetës “Si” thonë se në një një moment të dytë do të shqyrtohet fillimisht zgjerimi i fashës orare të lëvizjes me 3 orë të tjera, pra duke e çuar deri në 20:30 dhe më pas mundësia e një zgjerimi tjetër, ose e heqjes fare të këtij kufizimi.

“Do të varet nga ecuria. Nëse numri i infeksioneve të reja do të vazhdojë të ulet do të lehtësohet lëvizja, nëse nuk vërehet një trend ulës, por rastet e reja qëndrojnë në shifra të përballueshme për ne orari kufizimet nuk do të ndryshojnë deri në një moment tjetër”, thonë burimet.

Me shifra të përballueshme autoritetet nënkuptojnë skenarin ku numri i infektimeve të reja në 24 orë të mos kalojë numrin e personave që deklarohen të shëruar.

Gazeta Si

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • ky eshte budallaliku me i madh Cfare sensi ka te hapen aktivitetet dhe orari te jete deri ne oren 17.00 sic duket lideri rajonal dhe global e di se virusi nuk del para ores 17.00 Hajde sharlatan mashtrues dhe demagog E gjithe Tirana eshte plot me njerez pas ores 17 por selitari qe eshte mbyllur ne kullen e tij nuk ka sesi te shohe njerezit qe levizin ne te gjithe tiranen.. Hapi more pusht oraret se virusi nuk vjen me ore

  • E hapni se hapni tani ska asnje kuptim. E mori ferra uraten. Nuk e ngrini me koken. Jo vetem Shqiperia por e gjithe Europa u perfshi ne kete marrezi gjigande te quajtur karantine. Ky debili yne shkoi edhe me tej me metodat e tij fashiste qe cenuan kushtetuten dhe lirite elementare. Dhe kur gjermanet po e quajne nje gabim gjigand ,cfare mund ta quajme ne? Tani vazhdon lojen e fazave,e fashave,e hapjes. Cfare do te hapi? Ekonomia ka vdekur. Tani ka ngelur vetem te mbledhim kufomat.

    • Ashtu eshte ke te drejte. Kjo qe ndodhi eshte budallalleku me i padegjuar. Nuk na kishte shkuar nder mend as ne endrrat me te keqija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *