Pas 30 vitesh, ekzekutohet në Florida supremacisti

DITA Online

 

Mark Asay është i pari person i bardhë në historinë e Floridës, i ekzekutuar nga shteti për vrasjen e një personi me ngjyrë që prej rivendosjes së ndëshkimit kapital në vitin 1976.

Supremacisti i dënuar përpara 30 vjetësh u bë gjithashtu i pari mbi të cilin provohej një koktej i ri i drogave të përdorura për dënimin me vdekje të të burgosurve në SHBA.

Mbi 53-vjeçarin rëndonte faji i dy vrasjeve të kryera në Xheksonvill në vitin 1987. Juria askohe doli në përfundimin se Asay i kishte qëlluar për vdekje me armë zjarri viktimat e tij, afro-amerikanin Robert Lee Booker dhe hispanikun 26-vjeçar Robert McDowell, pas komenteve raciste të lëshuara në drejtim të tyre.

Mbi McDowell-in kishte shkrepur gjashtë plumba pasi i kishte kërkuar shërbime seksuale duke menduar se ishte femër, ndërsa më pas kishte parë se në fakt, gjendej përpara një mashkulli.

Përgjatë 4 dekadash, 20 persona me ngjyrë janë ekzekutuar në Florida për vrasjen e viktimave të bardha.

Ekzekutimi i Asay nisi me administrimin e etomidejt, një element anestezik i papërdorur më parë në situata të tilla në Shtetet e Bashkuara. Ai do të zëvendësojë midazolamin e braktisur prej frikës se shkakton vuajtje të panevojshme.

Por, kritikët nuk vonuan të hidhen në sulm me pretendimin se autoritetet e përdorën 53-vjeçarin si kavje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *