Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se “Shqipëria është Republikë Parlamentare”. Kjo do të thotë se Republika e Shqipërisë duhet të funksionojë si një sistem parlamentar qeverisës, në të cilin, legjitimiteti i ekzekutivit, buron nga Parlamenti dhe para Parlamentit qeveria jep llogari.
Për fat të keq—dhe në një mënyrë që realisht (edhe pse jo formalisht) është anti-kushtetuese—Shqipëria duket se po shndërrohet dhe funksionon si një republikë kryeministrore. Jo si një republikë parlamentare, as si një republikë presidenciale, por si një republikë kryeministrore.
Ky është një realitet politik jo vetëm potencialisht i rrezikshëm, por edhe realisht i tillë, sepse krijon kushte dhe mundësi për një mënyrë autoritariste qeverisjeje.
Parti të dobta, liderë të fortë
Një ndër arsyet pse kemi ardhur në këtë pikë është se partitë politike kryesore të vendit janë organizata politike të dobta. Parti të dobta krijojnë liderë të fortë dhe liderë të fortë, që drejtojnë parti të dobta, në mënyrë inhrente tentojnë të drejtojnë me metoda autoritariste, jodemokratike.
Parti politike të dobta krijojnë kultin e indivit që i drejton ato, kultin e liderit. Berisha dje dhe—për fatin e keq të atyre që vazhdojnë t’i shkojnë pas—edhe sot. Nano nuk u bë dot (dhe nuk mund të bëhej) një lider i tillë, sepse në kohën e tij, Partia Socialiste ishte një organizatë politike ndryshe nga kjo që është sot.
Ajo ishte një parti, në të cilën, pavarësisht autoritetit politik e moral të kryetarit të saj, gëzonin autoritet edhe një një grup i gjerë anëtarësh në forumet drejtues të saj.
Sot, i tërë autoriteti politik i Partisë Socialiste është përqendruar në figurën e kryetarit të saj.
Pavarësisht rutinës së funksionimit të saj, kongreseve dhe forumeve që, me elementët e tyre teatralë më shumë u ngjajnë spektakleve artistikë sesa tubimeve politikë, askush tjetër në PS dhe as në forumet drejtues të kësaj partie nuk ka kurajën të shprehë një mendim të ndryshëm nga ai i kryetarit të partisë. Aq më pak nëse është fjala për të kritikuar kryetarin e saj për pikëpamje, qëndrime ose nisma politike të diskutueshme, ose të pamenduara mirë.
Një parti politike e dobët, por me një lider të fortë, kur fiton në zgjedhje, krijon një qeveri të dobët me një kryeministër të fortë. Kjo ka ndodhur mëse një herë në Shqipërinë e këtyre tridhjetë e dy viteve të fundit.
Një qeveri e tillë është edhe kjo që drejton Shqipërinë sot. Një qeveri e dobët, me një kryeministër të fuqishëm. Ky i fundit drejton një parti politike, e cila, edhe pse ende është më e madhja në vend, është një parti e dobët (jo numerikisht), me një kryetar të fortë.
Kaq i fortë është kryetari i Partisë Socialiste, sa askush në forumet dhe në organet drejtuese të saj nuk ka guxuar dhe nuk guxon të kandidojë për atë post, ose kërkojë zëvendësimin e tij në atë post nga një socialist tjetër, jo domosdo më i ri në moshë, por më i ditur, më i aftë dhe, sidomos, më socialist se kryetari aktual.
Kjo nuk ka ndodhur dhe duket se, nëse rrethanat që kushtëzojnë veprimtarinë e kësaj partie dhe marrëdhëniet e bazës dhe të organeve drejtuese të saj me kryetarin e partisë mbeten këto që janë, z. Rama mund të “mbretërojë” për sa kohë që dëshiron në krye të PS-së dhe, sa herë që kjo parti fiton zgjedhjet, edhe në krye të qeverisë së Shqipërisë.
Partia Socialiste dhe qeveria e saj nuk kanë sot një opozitë të vërtetë politike që ta kontestojë, ose ta rrezikojë atë. Në Shqipëri, sot mungon një shoqëri civile e vërtetë dhe vibrante, e cila të ishte në gjendje ta mbronte shoqërinë nga shteti dhe ta kufizonte arrogancën shtetërore.
Njëzet mijë e kusur organizata e shoqata joqeveritare që vegjetojnë në këtë vend nuk kanë asgjë të përbashkët me një shoqëri civile të vërtetë. Për më tepër, një pjesë e madhe e tyre janë të politizuara dhe aq të korruptuara, sa e bëjnë më të lehtë mundësinë për të qeverisur keq.
Në kushte të tilla, me një parliament të cilin e dominon, me një sistem gjyqësor ende në reformim e sipër, me një kryetar shteti krejt të pafuqishëm për ndikuar në jetën politike të vendit, me një shoqëri civile anemike dhe, sidomos, me një opozitë të përçarë e të dobët, votat e së cilës në parliament janë të pamjaftueshme për të mundësuar përmirësimin e qeverisjes së vendit, kryetari i partisë më të madhe dominon jo vetëm tërë procesin politik ligjbërës dhe vendimarës, por çdo aspekt të jetës e të veprimtarisë shtetërore e shoqërore, përfshirë edhe atë ekonomik.
Një realitet i tillë nuk është një ogur i mirë për demokracinë shqiptare. Nga maja e piramidës së pushtetit, kryeministri mundet edhe të mos e shohë, të mos e kuptojë, ose të mos e pranojë këtë realitet.
Por realiteti i gjërave nuk është thjesht një çështje perspektive, as thjesht një çështje aftësish epistemike apo kongnitive.
Koha për ndryshim
Unë mendoj se, pas 32 vitesh eksperimentesh dhe dështimesh të shumta në qeverisjen e vendit, ka ardhur koha të bëjmë një ndryshim të madh. Jo një eksperiment të ri, por një ndryshim esencial në mënyrën e qeverisjes dhe në të kuptuarit e qeverisjes.
Shumë njerëz do të më kundërshtojnë dhe shumë të tjerë mund të mendojnë ndryshe nga unë, por unë besoj se, pavarësisht progresit të bërë deri më sot (dhe unë nuk bëj pjesë ndër ata njerëz që e mohojnë progresin e bërë), ka ardhur koha të shohim fytyra të reja në politikë, fytyra të reja në krye të partive politike, fytyra të reja në parliament, fytyra të reja në krye të qeverisë.
Jo fytyra më të bukura, por mendje më të mençura e më të pavarura, individë më të aftë e më të ndershëm. Boll më me këta që kemi pasur për 30 ose 20 vite me radhë dhe boll më me njerëz të paprovuar.
Listat e kandidatëve për deputetë nuk sjellin në sistem njerëzit më të ditur dhe më të aftë, por servilët e puthadorësit e kryetarëve të partive kryesore. Vetë këta të fundit, duke filluar nga kryetari i Partisë Socialiste, i cili, për nëntë vite me radhë drejton qeverinë e këtij vendi, duhet të vihen në provën e pëlqimit popullor, në provën e atij që Monteskjë dhe Rusoi e quanin volonté générale dhe që përbën thelbin e doktrinës së tyre mbi legjitimitetin politik.
Nëse listat e njerëzve që do të duhet të përfaqësojnë demosin e këtij vendi në parlament hartohen nga kryetarët e partive politike dhe vetë këta, kryetarët, në këto lista janë të sigurt se zgjidhen, ne nuk mund të dimë nëse përfaqësuesit e popullit në parliament (dhe në një sistem të vërtetë demoktatik populli është i vetmi pouvoir constituent), ose ata njerëz që emërohen të drejtojnë qeverinë e vendit, gëzojnë vërtet aprovimin moral të shumicës së shoqërisë.
As z. Rama dhe askush nga ata që kanë drejtuar deri më sot qeverinë e këtij vendi nuk janë votuar ndonjëherë drejtpërsëdrejti nga qytetarët. Partitë e tyre po, por jo vetë ata.
Dikush mund të thotë se sistemi ynë politik është një demokraci përfaqësuese, jo një demokraci e drejtpërdrejtë dhe, prandaj, ata që zgjidhen të hartojnë ligjet që qeverisin shoqërinë tonë, si dhe ata që vihen në krye të punëve të shtetit, përfaqësojnë vullnetin e shumicës së popullsisë. Po. Eshtë e vërtetë. Por aprovimi politik dhe aprovimi moral nuk janë e njëjta gjë dhe, prandaj, kufizimi i periudhës për këdo që zgjidhet në krye të shtetit, ose në krye të qeverisë është një kusht i domosdoshëm për shëndetin e demokracisë.
Washington dhe Jefferson
Unë e di se jo gjithnjë analogjitë historike bëjnë kuptim. Por ne mund të mësojmë nga përvojat historike—nga përvoja jonë dhe nga përvojat më të mira të të tjerëve. Kur u krijua Republika Amerikane, nuk kishte asnjë kufizim kushtetues që një president ta mbante atë post për jetë.
Qysh nga koha kur George Washington u zgjodh Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara (1789-1797) dhe deri më 1951, kur president i atij vendi ishte Harry Truman, çdo president amerikan mund të qëndronte në krye të Shtëpisë së Bardhë për aq mandate (pa asnjë kufizim) sa herë mund të fitonte në zgjedhje.
Por, ata që e themeluan republikën amerikane nuk donin që republika e tyre të ishte një farë “elective monarchy” dhe as të krijonin një tjetër mbret à la George III, nga i cili ata sapo kishin fituar pavarësinë, pra një president që mund të zgjidhej dhe të sundonte përjetë.
Edhe pse Kushtetuta amerikane nuk i pengonte, George Washington dhe Thomas Jefferson krijuan precedentin e dy mandateve për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Washington refuzoi të kandidonte për një mandat të tretë, ndërsa Jefferson ishte i bindur se dy mandate janë të mjaftueshëm për një individ në krye të republikës dhe se qëndrimi për një kohë më të gjatë në krye të ekzekutivit (në Shtetet e Bashkuara presidenti është jo vetëm kreu i shtetit, por edhe kreu i qeverisë) rrezikon ta zgjerojë pushtetin ekzekutiv dhe të krijojnë një “tirani presidenciale” (presidential tyranny).
Pas presidentëve Washington dhe Jefferson, dy mandate u bënë standardi jozyrtar i kohëzgjatjes në pushtet të çdo presidenti amerikan. Në rrethanat e jashtëzakonshme të Depresionit të Madh dhe të Luftës së Dytë Botërore, vetëm Franklin Roosevelt u zgjodh 4 herë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, por vdiq vetëm pak muaj pasi ishte zgjedhur për herë të katërt.
Në shkurt të vitit 1951, me amendamentin 22, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara e kufizoi në dy mandate postin e presidentit të vendit. Edhe pse, më 1987, presidenti Ronald Reagan u përpoq ta revokonte këtë kriter kushtetues, përpjekja e tij nuk u përkrah.
Dy mandate, jo më shumë
A kemi se ç’të mësojmë nga kjo përvojë e demokracisë amerikane? E di që do më thoni se Shtetet e Bashkuara janë një republikë federative presidenciale, ndërsa Shqipëria është një republikë parlamentare. Kështu është.
Por, në sa parashtrova më sipër, nuk bëhet fjalë për të adoptuar sistemin amerikan. Kjo, edhe nëse do të dëshironim, do të ishte ontologjikisht dhe praktikisht e pamundur. Por, nga filozofia politike e themeluesve të demokracisë amerikane kemi shumë se ç’të mësojmë.
Fjala vjen, prej tyre mund të mësojmë se zgjedhjet e lira janë të domosdoshme për të ndërtuar një demokraci, por ato, siç ka provuar në shumë raste përvoja historike, mund të krijojnë e të legjitimojnë edhe një diktaturë.
James Madison, presidenti i katërt i Shteteve të Bashkuara, shprehej gjithnjë i shqetësuar sa i përket “tiranisë së shumicës” (tyranny of the majority). Ai besonte se tirania e shumicës, ose mundësia që shumica që kontrollon kongresin (parlamentin) të nëpërkëmbë e të shkelë të drejtat e pakicës ose të individëve, përbën një rrezik real për çdo formë demokratike qeverisjeje.
Thomas Jefferson, gjithashtu, fliste shpesh për rreziqet e “despotizmit të zgjedhur” (elective despotism), duke theksuar se “njëqind e shtatëdhjetë e tre despotë mund të jenë po aq shtypës sa edhe një i vetëm”.
Tirania e shumicës dhe despotizmi i zgjedhur nuk janë rreziqe imagjinarë për demokracinë, sidomos për një demokraci ende të pakonsoliduar si kjo e jona. Kreu i qeverisë aktuale i ka votat e shumicës në parlament dhe nuk është e pamundur që ai—dhe qeveria që ai drejton—t’i shmangen llogaridhënies në atë institucion themelor të demokracisë, ose, edhe më keq, të mos e shohin llogaridhënien si një detyrim që buron nga parimet e organizmit e të funksionimit të formës demokratike të qeverisjes.
Nëse ke numrat, pra nëse ke shumicën në parliament, nuk është e vështirë—dhe as e pamundur—të abuzosh me pushtetin dhe ta shpërdorosh atë. Dhe nëse individët që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare i ka zgjedhur vetë kryetari i gjithëfuqishëm, i pakontestuar dhe “i pazëvendësueshëm” i partisë, që është edhe kreu qeverisë, jo vota e drejtëpërdrejtë e popullit, është e mundur që kreu i partisë të shndërrohet në një kryeministër “despot të zgjedhur”, ndërsa sistemi dhe metodat qeverisjes të ishin ato të një republike kryeministrore, jo të një republike parlamentare.
Unë mendoj se jo vetëm z. Rama, por kushdo që në të ardhmen do të ketë nderin dhe përgjegjësinë që të drejtojë qeverinë e këtij vendi, duhet të kuptojnë atë që mendimtari i madh iluminist, diplomati i shquar dhe presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, Thomas Jefferson, 220 vite më parë e shprehte si një bindje politike të tij se dy mandate janë të mjaftueshëm për një individ në krye ekzekutivit dhe se qëndrimi për një kohë më të gjatë në krye të qeverisë rrezikon ta zgjerojë pushtetin ekzekutiv dhe të krijojnë një “tirani presidenciale”—në një sistem politik si ky i yni, një “tirani kryeministrore”.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Nuk eshte faji i Edi Rames,qe ju keni frike ta quani DIKTATOR,ashtu sic eshte,zoti Tarifa,por i juaji,i intelektualeve idealiste,te guximshem dhe qe u dhimbset populli shqiptar qe sot jeton ne mjerim!
Keni mbushur faqet e dazetave plot lojra fjalesh,plot citime nga turli filozofe,qe shumica e popullit as i njeh,por as i kuptojne fjalet e ture!
Perdorni fjalet e urta te popullit shqiptar dhe do bindeni se ato do kuptohen dhe do rebelojne shumicen e shqiptareve kunder ketij SUNDIMI te ashtuquajtur demokratik,por qe eshte fashizem demokratik!
Shikoni cfare ben ky kryeminister diktator,kur vendos te mbylle sportelet e zyrave te administrates dhe te koncesionereve qe ua dha per te grabitur parate e popullit!
Sot shqiptaret ndihen ne vendin e tyre si ne nje VEND TE PUSHTUAR EGERSDISHT!
Nuk di njeri se ku te ankohet,se te gjitha ankesat Rama i ka shtetezuar vetem ne portalin kryeministror!
As ne diktaturen komuniste te Enver Hoxhes nuk ka ekzistuar nje gje e tille,por shqiptareve u ishin hapur te gjitha dyert e zyrave,qe te ankoheshin deri tek vete Enver Hoxha,qe dergonte per verifikim ne vend brenda nje jave personat e caktuar qe verifikonin dhe zgjidhnin ne vend edhe te dhenat qe jepnin letrat anonime!
Ndersa une personalisht i shkruaj kryeministrit Rama se “Bashkia e Tiranes,nepermjet UKT vjedh qytetaret”,ai jo vetem nuk shqetesohet dhe te caktoje njerez qe te me kerkojne mua te dhena konkrete,por me pergjigjet HARBUTERISHT,si njeri i PA PERGJEGJSHEM se “UKT nuk varet nga qeveria”!
Po nga kush varet,o tru shkulur,o DIKTATOR?
Z.Tarifa,duhet vene gishti ne plage e jo me teorira!
Qe duhen shporrur e gjithe klasa e sotme politike,kete e di edhe gomari i fashatit tim,por ju intelektualet e vertete,nuk duhet te qelloni nga pas FERRAVE “gaxhoin”,por te mblidheni dhe te organizoheni seriozisht!
Shqiperia mbi te gjitha ka nevoje qe te krijohet nje parti e MAJTE e vertete,por jo e KRYETARIT,por e qytetareve!
Nje parti e tille te filloje organizimin nga poshte dhe organet drejtuese te zgjidhen nga poshte lart!
Ndryshe do jete “Partia e Skenderit,e Milos” etj!
Nje parti e tille nuk do te kete themele te forta ne se nuk merr persiper fillimisht t’i beje GJYQIN E HISTORISE te 32 viteve te ashtuquajtur demokraci,duke vene me shpatulla per muri fajtoret qe nga Berisha e deri tek Rama,me DIKTATORI,me mashtruesi dhe me njeriu qe e URREN POPULLIN SHQIPTAR!
Vereni realitetin e sotem shqiptar para PASQYRES se realitetit te demokracise dhe shtetit ligjor te SHBA!
Shqiperia sot eshte ne nje gjendje sa edhe roberit e luftes ne kampet e pertqendrimit nazist si Aushvic etj kishin me shume te drejta se ne shqiptaret!
Asnjehere nuk me ka pelqyer Dr. Tarifa por kesaj rradhe nuk mund te mos jem dakord. Ne epoken e sotme te gjithe popujt apo shtetet e ndryshme presidentet apo kryeministrat e tyre nuk duhet ti lejojne me teper se dy mandate. Behet fjale per sistemet demokratike dhe jo per diktaturat(sistemet represive). Arsyeja eshte qe cdo njeri qe merr pushtetin ne dore pas disa kohesh kthehet ne diktator dhe keshtu kjo mundesi duhet ti hiqet nga kushtetuta e cdo vendi.
Ke te drejte,por nuk jep ZGJIDHJEN.
Cfare Sistemi jep ti si filozof qe te rrezohet kryeministro kracia dhe te kemi nje Qeveri qe te perfaqesoje vertet voten e popullit?
Sistemin Amerikan?
Ketu ne Shqiperi do te degjeneroje ne nje Presidento kraci,,ashtu sic ishte mandati i pare i Berishes.
Kryeministri sot publikonte ne fejsbuk se kaq modern jemi bere dhe kaq eshte rritur besimi ne Evropa, sa UEFA Ka vendosur te behet nje ndeshje futbolli. Komentet kryesisht ishin :”bravo gjigand, vetem ti e ben Shqiperine, vetem ti na con ne Evrope, etj, etj”. S’me intereson se kush i manovron keto komente servile, por te mbetet gjithe diten burri i botes duke shitur sofizma pa uje e pa’ kripe kur te gjithe e dijme fare mire qe nuk jane keto kinkalerira fejsbuku qe japin imazhin e punes se qeverisjes. Ky s’ka cfare te jape me. Duke qendruar stoik ne dy karrige po i prish pune vetes, por sidomos PS. Edhe sikur te kish vazhduar deri sot sistemi socialist, ky zoteri do ishte bere anetar i byrose politike. Ka talent tregtari dhe i perdor sofizmat si fara luledielli. E kaloi guri masatin. PS do vuaje shume per ta hequr qafe. Pastaj do ia degjojme bemat. Mbajeni mend, s’do vonoje shume.
O djali Sevos; megjithe respektin e pa diskutueshem per babain tuaj, njekohesisht edhe per dijet tuaja, nuk arrita ta lexoj dot shkrimin se eshte shume i gjate por e mora kuptimin. Duhet taa kuptosh se s’kane lindur akoma at njerez qe te te falin autoritetin e tyre tyja apo mua qe do te thote se partine e bejne te forte kur ka antare te forte, keshtu i kishte dikur ps, ndersa pd s’ka egzistuar asnjehere si parti por si nje shoqate qe rrembente çfare gjente perpara dhe e ndersente kryehajduti. Edhe sot keta te rinjte qe dalin, me duken si keca te shtire qe sa marrin veten behen me keq se ata qe i afrojne. KJo pune do bythe te forta, do njerez me karakter, pergjegjshmeri, atdhetare, te ditur, te duruar dhe vizionar qe shkolla e sotme drejtohet ng Marku me shoke dhe keta te rinj jane pjelle e mesimit te tij apo te Tupe injorantit, banal deri ne rrenje. Nuk vazhdoj se u lodha dhe kot shkruaj…..le ta vazhdoje ndonje tjeter.
toso
nuk e di a i kupton ti këto gjëra apo thjeshtë i shkruan se ta do leverdija?
në dyshim kam qënë me kohë,por mu shtua sidomos kur lexova shkrimin e babait tënd për “luftëtarin e paepur” tao tao!!
ashtu si në kohën e partisë,kur “na jepje mësimin e historisë së partisë”,dhe babai tënd e kishte pastruar deri në themel jetën e “luftëtarit të paepur”!!dhe pas 32 vjetësh,në jetën e “luftëtarit të paepur” tao tao,nuk kishte egzistuar asnjë armik!!të gjithë ishin fshirë me të njëjtën gomë si atëherë!!
kuptohet që duke jetuar në demokraci,ku e drejta e fjalës nuk preket as nga i madhërishmi e-Drama,prapë më bëri përshtypje se si është e mundur që ti na jep leksione ne,tyçave që i lexojmë vullnetarisht,dhe nuk ke arritur të bindësh,ti hapësh pak mëndjen babait tënd??
dhe kjo,rëndohet dhe më shumë kur mendon se ti”unë jam krenar për babain tim”(e shkruar kohë më parë)!
ps:RREFUZOJ TË LEXOJ ATË QË KE SHKRUAR,megjithëse jam shumë i bindur se ke të drejtë!!
hipokrizia nuk më ka pëlqyer asnjëherë,sidomos kur ajo është shprehje e plotë e thënjes”bëni atë që ju them unë,dhe mos shikoni atë që bëj unë”!!
dhe sa herë duhet ta postoj që ta publikoni??
Tarifa,ti je vetem nje sofist,si Rama,por qe nuk te kupton fare shumica e shqiptareve!
Akoma ti nuk e kupton se ka ikur me kohe te marrurit me konstatime qe i dine edhe femijte?
O njeri i lexuar,boll me teori qe nuk ndezin asnje shkendi ne kokat e njerezve,por tregoju shqiptareve faktikisht se si duhej ndertuar Shqiperia pas 32 vjetesh!
Ke studiuar dhe punuar ne Michigan,ke pare atje plot gjera te mira,te vlefshme shume prej tyre,qe duhej te ishin zbatuar edhe ne Shqiperi pa asnje kosto shtese,bile me lire nga sa shpenzohet sot!
Filloje po deshe dhe trego(ne se i ke pare nga brenda) se atje abetarja mesohet ne vitin e fundit te kopshtit,pra ne moshen 5 vjec dhe edukatoret e cerdheve(qe ata u thone mesuese,se te tilla jane vertet),se ne cerdhe fillon e mesohen femijte qe, sebashku me belbezimin e fjaleve te para ne anglisht,mesojne edhe disa norma dhe rregulla p[raktike te edukates,sjelljes,komunikimit,ushqimit etj!
Tregoju,Tarifa,qe femijte e cerdheve,pa mbushur 2 vjec kur u jep nje gote uje te pergjigjen “Thank you!”(faleminderit),gje qe ketu nuk e perdor fare kete fjale as kryeministri Rama,se e ka me per kollaj te te hakerrohet qe “T’i hash ate qe nuk thuhet gruas time”!
Tregojua kryeministrit Rama dhe ministres se Arsimit se pse ketu nxenesit e shkolles,kur afrohet dita e fillimit te vitit shkollor thone “O bo bo,do filloje kjo dreq shkolle”,ndersa nje bashkemoshatar i tyre thote te kunderten “Sa qejf qe do filloje shkolla”!
Tregojua po munde se pse eshte ngulitur kjo mendesi per te dy palet,qe te mesohet nga pervoja e Michiganit!
Dikur Lenini e perkufizonte keshtu se cfare do ishte komunizmi :
-“Shpirti praktik amerikan,plus pushteti i sovjeteve,plus elektrifikimi i te gjithe vendit eshte baraz KOMUNIZMI”!
A mund ta analizosh kete aksiome te dikurshme te Leninit dhe te tregosh se nga te gjithe keta elemente cfare ke pare ne Michigan?
A mund t’ua tregosh me fakte(jo teorikisht) se si e ke pare dhe kuptuar ti ne realitetin e perditshem SHPIRTIN PRAKTIK AMERIKAN dhe a ka ndonje filize te tij qe mund te kete mbire ne Shqiperi?
Pak kohe kam qene ne Michigan,por mjaftueshem per te te argumentuar thjesht se si u ngulitet qe ne cerdhe femijve ai qe quhet “SHPIRTI PRAKTIK AMERIKAN” dhe me pas vazhdohet t’u ngulitet shkalle shkalle ne klasat e larta te shkollave deri sa behet strumbullari i tere jetes se shoqerise amerikane!
Sa per ate qe Lenini e ka quajtur “PUSHTET I SOVJETEVE”,ne Michigan jo me kete emertim mund te them se atje qytetari respektohet nga pushteti,nga administrata aq korrektesisht,sa kur kujton realitetin ne Shqiperiu te vjen per te vjelle!
Atje vertet qytetaret paguajne shume taksa(se edhe paguhen shume),por pushteti dhe administrata ua kthen ne sherbime per komunitetin kudo njelloj ku banojne njerezit!
Tregojua shqiptareve se ata qe banojne ne nje metropol
si Detroit me gati 1 milion banore nuk kane me shume kushte jetese,per familjet e tyre,pervec shtepive te banimit etj se sa ata qe banojne edhe 100 lkm larg tij,bile mund te them se ne qyteza banimi edhe me 20 mije banore jetohet shume here me mire se sa brenda ne Detroit!
Tregoju shqiptareve,por sidomos pushtetareve se si ne kete shtet model si Michigan,prane shtepive ka gjelberim kudo,lulishte dhe parqe pa fund,peme dekorative shumengjyreshe e jo rrape lumi si ne Tirane!
Tregoju pushtetareve se atje per femijet dhe te rinjte ka plot kende lojrash,fusha sportive dhe ne parqet pa fund,mund te shetisesh disa kilometra ne rrugica te asfaltuara,fusha me bar qe te luajne femijet dhe te rinjte,cezma me uje te pijshem,wc me dhoma per nderrimnin e pelenave per nenat me femije apo dhenien gji femijve,stola dhe tavolina per pushim buze liqeneve pa fund,hapesira me bar te mbjelle dhe qe kositet vazhdimisht nga punonjes te caktuar dhe liqenet pa fund dhe te madhesive te ndryshme mbushur me rosa dhe pata te egra qe ulen ne bar apo ne uje me qindra ,por qe nuk i vret njeri!
Uji i liqeneve eshte i paster e jo si ne liqenin artificial te Tiranes me ujin e te cilit nuk merret njeri,sa qelb dynjane apo lulishtet rreth sheshit Skenderbej qe vetem lule nuk ka,por bashkia paguan per ferrat e mbira rreth 1 milion euro ne vit! etj!
Kaq sa tregova jane vetem 1% e atyre qe kam pare ne Michigan,por ti Tarifa bashke me mashtruesin dhe delirantin Veliaj,qe keni qendruar atje shume kohe,por varet se me cfare mendje keni qendruar dhe se sa gjera u kane interesuar te sillni ketu ne Shqiperi,qe te jetojne edhe shqiptaret si njerez e jo si skllever!
Perfundimisht:-Ne Michigan kam pare te zbatuar ne prtaktike nje per nje fjalet e Leninit,pavaresisht nga emertimi qe u ka bere ai kuptimit te tyre!~
Shpirti praktik amerikan atje eshte baza e jetes se cdo amerikani,ndersa ne Shqiperi NUK EKZISTON asnje filiz!
Por askush nuk kujdeset,qe kjo pervoje amerikane te imlementohet edhe ketu,sepse nuk u dhimbset populli dhe nuk i le kohe korrupsioni!
Sa per pushtetin e sovjeteve,qe thote Lenini,ne Michigan se si funksiononte atje demokracia dhe shteti ligjor NUK DO TE DOJA ME SHUME QE FEMIJTE E MIJ T’A JETOJNE ATJE!
Ndersa per elektrifikimin e te gjithe vendit nuk ka nevoje te them asnje fjale:-Eshte PERFEKT!
Shkruaj per keto gjera Tarifa se per filozofira nuk pyesin DIKTATORE OTOMANE SI Rama,ky dallkauk ,qe e urren popullin e vet!
Se vertet u rrit dy fish nafta edhe ne Michigan,por kur merr 10 mije dollare ne muaj,nuk e ndjen fare kete rritje te perkopheshme te cmimit,ndersa ketu shumicen e shqiptareve e con ne mjerim,pavaresisht se qeveria shpall mizorisht,qe kush merr 126 euro ne muaj nuk qenka i varfer!
TURPI I MBULOFTE!
Konstatime , konstaime , konstatime . Po pra ashtu eshte , kryetarokracia eshte forma qeverisese ne Shqiperi. Se si dilet nga ky qerthull ndonje gje a veprim konkret a s’na thua o z.Fatos …! Na thuaj , na e prezanto ndonje parti apo oraganizate politike qe e zgjidh kete hall, qe ti delegojme pushtet dhe te mos abuzoje me te , qe te thote mjaft se s’ka lezet.

Mos e censuro,moderator!
Mos kini frike nga e verteta!
Mos i sherbeni sundimtareve!
Mos u beni hipokrite,se ketej botoni shkrime si ky i Tarifes qe shtjellon freskimin e qeverisjes,por kur une jap fakte,qe i djegin sulltanit,ju i censuroni!
Ne se jeni me popullin,hiqni dore nga censura e inkuizicionit !
Dihet tashme se Shqipëria ka 30 vjet që nuk po shndërrohet dot nga një ish-shtet Diktatorial Komunist në një Shtet të ri Demokratik. Kazmën e këtij shndërrimi ia vunë politikanë autoritaristë: Sali Berisha dhe Edi Rama, duke e shndërruar Kushtetutën më 21 prill 2008, në një instrument diktatorial në duart e kryetarit të Partisë në Pushtet, siç ishte dikur në duart e Sekretarit I të PPSH.
Sipas devijimeve të Kushtetutes më 21 prill 2008:
1. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër.
2. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ.
3. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.
Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve: Legjislativ. Ekzekutiv dhe Gjyqësor, që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie që kontrollon të tre Kolonat Themelore të një Shteti Demokratik, sic po ndodh ne Rusi dhe Kinë. E vetmja mënyrë për të balancuar dhe kontrolluar tre pushtetet në Shqipëri do të ishte pavarësia e Pushtetit Gjyqësor nga Kuvendi dhe Kryeministria.
Pavarësia e Gjyqesorit do të kërkonte natyrshëm zgjedhjen e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli. Meqenese nuk ka burrë nëne e grua babai që t’i mbushë mendjen “Mbretit të Pakurorezuar” Edi Rama të heqë dorë nga ushtrimi i pushtetit personal autokratik, të paktën Kuvendi i Shqipërisë, ose Opozita Zyrtare e PD-së të këmbëngulë për të zgjedhur në postin e Presidentit një jurist me integritet profesional dhe moral, i cili do të kete si objektiv të përforcojë të gjitha hallkat e Pushtetit Gjyqesor dhe ta shndërrojë Kontrollin e Lartë të Shtetit në një institucion me atribute penale.
Rrenave te Rames i ka dale era ,
si gjithmone e si perhera,
“Rilindjen priteni dhe 47 vite tjera”
….e te tjera, e te tjera….
Si gjeli ne pleh Rama u perbetua –
“Taksa e rrogave der 400 mije, u Zerua’
Si gjeli maj plehut Rama deklaroi –
“Taksen e rrogave der 500 do ta pergjysmoj”
Dilni e pyetini ca rrogetaret neper Shqiperi sot,
se sa ka mbajtur keto premtimet ky Rama Idiot,
ne Shqiperi vec nje gje i duket Ram qeverise,
shkaterrimi i plote e deshtimi i Ekonomise,
Me Rrenat e Fuges, nuk kandiset me Shqiperia,
i ka vajt thika ne kocke shqiptareve nga Varferia!
Problemi qe preket eshte themelor.Zgjidhjet vijne vetem nepermjet Kushtetutes.Kushtetua e Shqiperise u be per te ligjeruare pushtetin ne duarte e trashegimtareve te pushtetit te deshtuare….Per te zgjedhur se cilin sistem politik do te zbatohet ne Shqiperi ,ai I Demokracise se Drejteperdrejte apo ai I Demokracise Perfaqesuese duhet ta vendose vetem populli nepermjet Referendumeve.Sistemi qe po zbatohet ne Shqiperi eshte Hibrid..Eshte nje sistem qe bazohet tek pushteti i indivedit si ne parti ashtu edhe ne strukturat shteterore.Ky sistem po na con drejt sulltanatit.Vetem sistemi I Demokracise se Drejteperdrejte(,ku qeverisja te behet vetem me keshilla qe dalin nga vota e fshehte e popullit ne te gjitha hallkat e qverisjes,pa individe me pushtet),ku pushteti i vetem te jete VOTA I pret rrugen personalizimit ,despotizmit dhe diktatures……,kontrollon pushtetet,siguron transparence ne qeverisje,I pret pergjithmone rrugen korrupsionit dhe con vetem drejte zhvillimit.Mbi kete baze te rindertohet nje Kushtetute qe do te kete jetegjatesi dhe nuk mund ta ndryshoje cdo parti qe vjen ne pushtet,si deri tani me para,these me mjell,me presione…dhe premtime qe nuk mbahen kurre…Kushtetuta te behet me grupe gjitheperfshirese
dhe te kaloje cdo nen ne filtrin popullor.Sitemi I Demokracise Perfaqesuese ,edhe ne Demokracite me te vjetra ,ka sjelle probleme……