Pas 3200 episodesh, përfundon “The Ellen DeGeneres Show”

J L

‘The Ellen DeGeneres Show” mori fund sot.

Pas 3200 episodeve dhe 19 sezoneve televizive, Ellen DeGeneres nuk do e rinovojë më kontratën por do i japë fund emisionit të saj tejet të shikuar.

Ajo do të ndjekë këshillën e mikes së saj, Oprah Winfrey për të marrë kohë “të ulet dhe të mendojë”, megjithëse e pranon se nuk është shumë e mirë në këtë.

“Do të përpiqem të ndjek këshillën e saj, e cila është: “Mos bëj asgjë për një vit. Pavarësisht se sa e mirë është oferta, rrini vetëm për një vit”, tha Ellen për Hollyëood Reporter. “Dhe unë do t’ju them se kam një ofertë të pabesueshme për momentin, të cilën në fakt e kisha disa muaj para se të mbaroja shfaqjen. Është vërtet shumë e vështirë të thuash jo dhe po kërkoj ta shtyj sepse vërtet po përpiqem të rri pa lëvizur. Ky është pushimi im i parë i vetë-imponuar. E mëparshme nuk ishte “, tha Ellen.

Finalja e spektaklit ishte emocionuese dhe nostalgjike pasi javën e fundit u shfaqën të famshmit që janë shfaqur shumë herë në emisionin e saj.

Emisioni u transmetua për herë të parë më 8 shtator 2003. Pas finales, emisionet e saj do të transmetohen në përsëritje gjatë muajve të verës nga stacionet partnere.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *