Pas 38 vjetësh / Enigma e vdekjes së Hysni Kapos

Dita

Xhevdet Shehu

Vitin e kaluar në gazetën DITA u botua një cikël i gjatë shkrimesh lidhur me vdekjen e Hysni Kapos, ku si rrallë herë më përpara argumentohej mundësia e eliminimit të tij nëpërmjet një sëmundjeje të stisur dhe një operacioni të pasuksesshëm në një klinikat më të mira të Parisit. Për këtë u përdorën dëshmi të ish-shoqëruesve të Hysniut, të Dr. Sabit Brokajt, por edhe të bashkëshortes së Hysniut, Vito Kapos me të cilën unë kam bërë një bisedë të gjatë në gusht të vitit të kaluar, ku trajtuam edhe këtë dyshim për vdekjen e burrit të saj. Sot po sjellim dëshmitë e Vito Kapos, të Dr. Sabit Brokajt, si pjesëmarrës në ekipin e mjekëve që kanë shoqëruar Hysniun në Paris, si dhe të Qani Durajt, ish-shef i sektorit ushtarak në KQ të Partisë..

Vito Kapo: Pse dyshoj në vdekjen e Hysniut

Për Hysniun Vito Kapo mund të flasë pambarimisht, pasi e ka pasur jo vetëm një bashkëshort të shkëlqyer që e ka adhuruar dhe vazhdon ta adhurojë edhe pas afro dyzet vjetësh pasi ai është ndarë nga jeta, por e ka pasur edhe shok e bashkëluftëtar të respektuar.

Nuk jam përzier asnjëherë në punët e Hysniut, thotë ajo. Dhe ai nuk më ka treguar e nuk më fliste kurrë për mbledhjet e Byrosë, apo për çështje të rëndësishme që diskutoheshin e mirreshin vendime atje. Punonte shumë dhe nuk ankohej asnjëherë. E kisha model të jetës sime…

Aq më shumë që dyshimet për mënyrën e largimit të tij nga jeta, asaj dhe shumëkujt që e njeh historinë e atyre viteve, ende i mbeten të pashuara.

Vito Kapo jep përgjigje për dyshimet mbi vdekjen e Hysniut, çfarë i tha Enver Hoxha, si dhe heshtjen misterioze të dr.Petrit Gaçes kur ajo e pyeste mbi këtë çështje. E pyes zonjën Kapo për dyshimet që janë hedhur mbi vdekjen e Hysniut dhe ajo me qetësi më përgjigjet se dyshimet ekzistojnë dhe janë të justifikuara, pra e kanë një bazë.

Vitoja tregon:

– Vetë Enveri më ka thënë më pas se herën e parë kur shkoi në Paris (më 1978) Hysniun kanë dashur ta helmojnë… Po, po, ma ka thënë Enveri vetë me gojën e tij. Po se kush ka dashur ta helmojë këtë nuk e mora vesh kurrë. Në vijim Enveri më tha se herën e dytë Hysniu doli se kishte kancer dhe kancerit nuk kishim çfarë t’i bënim… Kështu më ka thënë dhe besoj në këto fjalë të Enverit.

 Dr. Sabit Brokaj: Ju tregoj sëmundjen e Hysniut

– Kini të drejtë kur më drejtoheni mua të shprehem për këtë çështje. Unë kam lexuar intervista dhe prononcime që ngrenë dyshime për vdekjen e Hysni Kapos. E kam ndjekur me interes këtë debat që bëhet sidomos tani së fundi, por nuk mund të them se pajtohem tërësisht me ato që thonë dy shoqëruesit e Hysni Kapos, Eqeremi dhe Nexhipi. Në qëndrimin tim unë afrohem dhe pajtohem më shumë me qëndrimin e Dine Abazit. Por një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë: Gjithnjë kur bëhet fjalë për personalitete të kalibrit të Hysni Kapos me peshë të madhe në fatet e vendit, sidomos kur pas vdekjes së tyre ndodhin ndryshime të rëndësishme sikurse ndodhën në të vërtetë në Shqipërinë tonë, si kur udhëhiqte Partia e Punës, ashtu dhe pas vitit 1990, është normale dhe të lindin dyshime.

Unë kam qenë pjesë e ekipit të mjekëve që trajtonin Hysni Kapon. Ka qenë Ylli Popa që ishte mjeku i familjes prej kohësh, ishte Dine Abazi, kam qenë unë, Sali Berisha dhe Ferit Saraçi. Si mjek i Hysni Kapos në atë kohë edhe unë kam versionin tim për atë ngjarje, e cila mbështetet jo vetëm në përjetimet e mia personale dhe të drejtpërdrejta nga qëndrimi pranë Hysniut, por mbi të gjitha nga faktet shkencore dhe mjekësore mbi gjendjen shëndetësore të tij, si u shfaq sëmundja dhe si u trajtua ajo në Tiranë dhe Paris…

Në korrik të vitit 1978 Hysni Kapos i ra infarkti i parë. Është pikërisht ajo kohë kur unë u bëra pjesë e ekipit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e tij dhe nuk u ndava për asnjë moment deri sa ai vdiq në shtator 1979.  Kur i ra infarkti i parë, dhoma e gjumit e Hysniut u shndërrua në klinikë për rreth një muaj. Pas kësaj Hysniu shkoi për konvaleshencë në Vlorë, për të rimarrë veten si themi ne mjekët, apo për riaftësim pas një traume të tillë. Me të shkuan në Vlorë Dr. Dinia, Saliu, më duket dhe doktor Ylli.

Pas kësaj ecuria e shëndetit të Hysniut ishte e mirë, por pas disa muajsh ndodhi një acarim tjetër i sëmundjes koronare dhe u shtrua në klinikën speciale. U thërrit sërish ekipi, ku përsëri bëja pjesë dhe unë. Nuk diskutohej diagnoza. Sidomos pas përsëritjes së infarktit, i sëmuri ndihet seriozisht i rrezikuar. Në këto kushte u vendos që Hysniu të shkonte për një trajtim më të specializuar në Francë…

Njoftimin drejtpërdrejt Hysni Kapos ia dha Mehmet Shehu. Unë kam qenë aty i pranishëm kur ai me shumë emocion, madje edhe lotoi, i komunikoi vendimin e udhëheqjes që të shkonte të trajtohej atje. Të dy, si Mehmeti, si Hysniu patën emocione të fuqishme. Bile emocionet e Mehmetit me sy të përlotur vazhduan edhe pasi u nda nga Hysniu. Kjo ka ndodhur në muajt e fundit të ‘78-s, disa muaj para infarktit të parë të Hysni Kapos. Në këtë kohë ai u dërgua në Paris ku iu bë koronografia dhe një ekzaminim i hollësishëm i gjithë gjendjes shëndetësore. Me këtë rast ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në Paris që edhe të riaftësohej para se të kthehej në Tiranë. Nga mjekët kanë qenë në atë kohë në Paris Dinia, Saliu, Dr. Ylli, më duket edhe Prof.Hoxha, po për këtë nuk jam i sigurt. Nga kjo vizitë Hysniu u kthye në gjendje të përmirësuar.

Pas kësaj vizite, vjen vizita e dytë e detyruar në Paris e Hysniut, nga ku ai nuk u kthye i gjallë. Kjo ka ndodhur nga fundi i gushtit të 1979-s. E kam shumë të gjallë në kujtesë këtë moment pasi u ndodha në Paris në atë kohë, ndodhesha për specializim, nuk është se shkova me të. Dr. Lutfi Balili, që ishte nip i Hysniut, edhe ai ishte për specializim në Paris, një ditë më thotë shumë i shqetësuar: Po vjen dajua në Paris pasi është shumë i sëmurë. Nga se është sëmurë? e pyeta. Nuk e di, më tha. I kërkova të shkonim në aeroport për ta pritur, por ai më tha se nuk është nevoja. Janë marrë masat… Prandaj shkuam në spitalin Bruse, ku ishin marrë të gjitha masat. Ishin aty gjithë mjekët e duhur francezë, dhe doktor Aleksandri të cilët filluan menjëherë nga ekzaminimi i zemrës dhe organeve të barkut. Aty doli menjëherë cisti në pankreas. Pasi mjeku francez shqyrtoi përhapjen e metastazave në organet e barkut, tha: Ky është i malinjizuar, pra është kanceroz…

Ishte Doktor Gaçja që e pyeti Prof. Aleksandrin: Si shkon përputhja e diagnozës ekografike me diagnozën në sallën e operacionit? Ai u përgjigj: Pothuajse 100 për qind. Kështu ne na u hoq edhe shpresa e fundit që kishim për shpëtimin e Hysni Kapos. Dhe ashtu ndodhi. Gjatë operacionit u vërtetuan metastazat në pankreas, në mëlçi dhe në organet e tjera. Prandaj dhe u bë një operacion radikal, nga ata që rrallë bëheshin në atë kohë, por ai profesor kishte shumë përvojë në këtë drejtim. Hoqi komplet pankreasin, hoqi një pjesë të stomakut, hoqi një pjesë të mëlçisë si dhe pjesë të zorrëve… Ditët e para pas operacionit shkoi mirë, por pastaj gjendja e Hysniut filloi të rëndohej. Por ka një moment që e vlen ta them. Ngaqë i sëmuri vuante nga zemra dhe ishte një  i sëmurë kardiak i njohur, nga ana jonë iu kërkua mjekut francez që aty të ishte i pranishëm edhe një nga kardiologët shqiptarë. Por profesor Aleksandri nuk pranoi. Ne kemi specialistët tanë, tha dhe e mbylli aty. Mirëpo në ditët e para pas operacionit, ata për ta ringritur gjendjen e të sëmurit, në mënyrë që ai të vinte në Shqipëri me këmbët e tij, e mbingarkuan me substanca ushqyese, gjak, serum, proteina e të tjera. Por në këtë moment u prish ai ekuilibri i nevojshëm midis asaj që merrte nëpërmjet sistemit venoz dhe kapacitetit të zemrës. Kështu filloi përkeqësimi i situatës së të sëmurit dhe ata i trembi e i vuri në pozitë të vështirë sepse ishte një problem teknik. Ata e trajtuan, por kjo i detyroi që të futej në ekip një mjek shqiptar. Nga kardiologët e mundshëm në Paris, ishim unë dhe Saliu. Ekipi vendosi për mua dhe aty ndanim shërbimin me Profesor Gaçen dhe Dinen.

Në media janë hedhur dyshime se Sali Berisha ka luajtur një rol në përshpejtimin e vdekjes së Hysni Kapos. Fakt është se ne kishim vetëm monitorin dhe çdo gjë regjistrohej në kartelë. Në ato kushte ishte e pamundur të bëhej ndonjë gjë e dyshimtë, se nuk ishim vetëm unë e Saliu, ishin dhe infermierët, ishte dhe personel tjetër. Mjeku nuk mund të bënte asnjë lëvizje të pakontrolluar. Mirëpo, ka diçka që nuk mund të shmanget: Me gjithë ato që bëri Saliu pas vitit 1990, si u soll me të kaluarën dhe me personalitet e kohës, lë shteg për dyshim.

Qani Duraj: Si e kam njohur Hysni Kapon

Ish-shefi i sektorit ushtarak në KQ të Partisë, Qani Duraj, që ka punuar pranë Hysni Kapos tregon se si e ka njohur dhe pse këmbëngul që ai është eliminuar…

…Mbi katёr vjet punova me tё, dhe arrita të dalloj vlerat e njё udhёheqësi tё atij niveli, nga i cili kishe çfarë mёsoje, pёr tё kuptuar qё puna e partisё ishte art dhe pёrgjegjёsi e madhe. Nё qendёr tё asaj pune, objekti dhe subjekti i saj ishte njeriu i thjeshtë, komunisti dhe kuadri, punëtori, fshatari e intelektuali, tё parё nё raport me interesat e mёdha tё atdheut e shoqёrisё.

Pranë Enver Hoxhёs dhe nё krahun e tij, bёhej edhe mё i besueshёm dhe mё i vlerёsuar. Ai kishte simpatinё e gjithё aparatit tё KQ. Vdekja e papritur e Hysni Kapos, pas familjes u ndje tek ne, shokёt e tij tё punёs dhe tek gjithё populli shqiptar. Bashkё me dhimbjen ai la pas edhe enigmёn e “sёmundjes akute”, qё i mori jetёn. Ishte shёndoshë e mirё, kur u nda me ne.

“Do pushoj ca ditё nё Vlorё” (nga e cila nuk i ndahej shpirti), tha.

Mё ka mbetur nё kujtesё kjo shprehje, pёr ta kёrkuar e gjetur Hysni Kapon, ashtu siç ishte, lab tёrbaçi e burrë shteti i pёrmasave tё mёdha.

Vito Kapo, nё kujtimet pёr vdekjen e Hysniut, pёrcjell njё variant, qё doemos ngjall kёrshёri e dyshime. Edhe pse enigma e vdekjes sё Hysni Kapos, do mund tё mos zbardhet kurrë, si do ta shpreh edhe mё poshtё, e shoh tё lidhur me dёshtimin e vetë sistemit. E them kёtё si dёshmitar i asaj qё ndodhi pas vdekjes sё tij, kur nisi tё shkёrrmoqej partia dhe tё shthurej sistemi. Kjo dukuri u shfaq mё sё pari aty ku kishte drejtuar Hysniu, nё KQ, si tё na thoshte:

“Pёr kёtё mё vranë”.

Ndёrsa Ramiz Alia, nё takimin e parё qё bёri me aparatin e partisё, pas vdekjes sё tij, do tё deklaronte:

Do na duhet tё mblidhemi tё gjithё sa jemi kёtu, qё tё bёjmё atё punё qё bёnte Hysni Kapo vetëm”.

Qё do tё thoshte, se ai kishte qёnё njё nga shtyllat kryesore tё atij sistemi, i dёnuar tё vdiste. Mё shumё se kushdo tjetёr, mungesёn e tij do ta ndjenim ne tё grupit tё tij. Nga ajo ditё do na mungonte vёmendja, inkurajimi, orientimi, kёshillimi dhe gjithçka tjetёr, qё e bёnte punёn e partisё tё prekshme dhe efektive. Vdekja e tij prishi ekuilibret e vjetra, pёr tё krijuar ekuilibre tё reja, me qёllime tё tjerё.

Nё popull ka qarkulluar dhe ende qarkullon mendimi:

Nёse do tё ishte gjallё Hysni Kapo, a do tё akuzohej dhe dёnohej Mehmet Shehu, si armik?!

Ata qё ideuan dhe realizuan vetëvrasjen e Mehmet Shehut, e kanё patur tё vёshtirë ta bindin Hysniun, pёr “tradhtinë” e Mehmetit. Kёtё e them me bindje, se edhe pse mund tё kishte ndonjё rezervё pёr metodёn e punёs dhe tё sjelljes sё tij ekspresive, dhe pse mbante nё kasafort “tradhtinё” e tij, kurrë nuk mund ta identifikonte Mehmet Shehun me armikun e partisё dhe tё vendit tё tij.

Hysniun e donte edhe Enver Hoxha. Kur ai u kthye nga Franca ku u kurua nga zemra, Enveri bёnte kujdes qё ai tё mos e kalonte katёr orёshin nё punё, dhe kishte ndodhur t’i shkonte nё zyrё, pёr ta bindur tё mos sforcohej, duke e detyruar tё shkonte nё shtёpi. Por, pas vetvrasjes sё Mehmetit, Enveri nuk e fshehu pakёnaqёsinё edhe ndaj Hysniut, qё sipas tij, nuk ja paskej kujtuar materialet qё mbante nё kasafortё pёr Mehmetin, kur ai tё gjithё alibinё pёr tradhtinё e Mehmetit, e kishte ngritur mbi ato materiale.

Hysni Kapo, gjithashtu, e donte dhe e respektonte maksimalisht Enver Hoxhёn. Çfarë i tha Enveri dhe s’e bёri Hysniu! Gjithnjё i bindur se po bёnte mё tё mirёn. Me kёtё bindje, sё bashku me Mehmetin, nisёn punёn tё “zhbironin veprimtarinё armiqёsore nё ushtri”, duke i paragjykuar e dёnuar shokёt e tyre nё emёr tё partisё, si armiq dhe puçistë, para se kёto t’i vёrtetonte akuza me prova. Me kёtё metodё, qenё goditur tё gjitha grupet armiqёsore, deri atёhere.

Kёshtu u veprua edhe me gjeneralёt e ushtrisё, ku Hysniu, Ramizi e Mehmeti do tё ishin nё ballё tё punёs pёr “shpartallimin e veprimtarisё sё tyre armiqёsore”. Nuk e di sa tё bindur qenё Mehmeti e Hysniu pёr kёtё veprimtari dhe pёr masat drastike qё morёn ndaj gjeneralёve, por nё njё intervistё R.Alia, do tё pohonte pa tё keq, se gjeneralёt paskeshin bёrë me faje njeri-tjetrin, pёr gjithçka qё kishte ndodhur nё ushtri.

Kjo mjafton pёr tё kuptuar se nga dolёn e si u grumbulluanё “faktet e argumentet” pёr dёnimin politik tё gjeneralёve tanё tё nderuar. Sipas Ramizit, ata paskeshin shkuar vetë si cjapi te kasapi me kёmbёt e tyre, ndaj mirё t’u bёhej.

Cila prokurori e gjykatё, do merrte guximin t’u hiqte akuzёn qё u kishte ngritur partia dhe Enveri me gojёn e Hysniut, Ramizit dhe tё Mehmetit, pёr Beqirin e tё tjerёve pas tij?!

Ky dёnim politik ndaj komandёs sё Ushtrisё dhe gjeneralёve tё saj, shumica e tё cilёve ishin nga Vlora dhe tё Brigadёs së Pestё Partizane, duhet ta ketë prekur shumё Hysni Kapon dhe jo mё pak Mehmet Shehun. Ata nuk u shprehёn dhe ndoshta pёr hir tё unitetit tё mendimit, e gjetёn tё udhёs tё ishin unikë nё mendime e gjykime me gjithçka qё u sugjeronte urdhёronte Enveri.

Por, gjatë punёs sё pёrbashkёt me ta, nuk mё kujtohet tё kenё pёrgojuar emrat e gjeneralёve tё pёrfshirё nё atё veprimtari. Ndёrsa meraku i tyre i vazhdueshёm ishte: Si punojnё shokёt e dёnuar me masa partie e administrative, tё pёrfshirё nё atё veprimtari. T’i ndimojmё tё kuptojnё gabimet e tё rehabilitohen plotёsisht, pёr t’u ringritur nё detyrat qё kanё patur. Ky mbeti merak i pёrhershёm i tyre. Shumicёn e tyre, (nomenklaturё e Byrosë Politike, apo tё Sekretariatit tё KQ), ata i njhnin me emra dhe herё pas here, kёrkonin informacion pёr gjithçka tё tyre.

 

Share This Article
18 Comments
  • E VRAU UDB-JA E BEOGRADIT,

    SIC VRAU EDHE MEHMETIN, HELMOI EDHE

    ENVERIN.

    SYNIMI ISHTE TE BEHEJ RAMIZI UDHEHEQES.

    MISIONI U REALIZUA ME SUKSES

    PER UDB-NE.

    PYETJA ESHTE, POPULLI SHQIPETAR,

    TRIM DHE HEROIK, ME KE ESHTE??!!

    ME VETEN E TIJ, APO ME UDB-NE.

    • Akoma ju merreni me kete Durajn?
      Grupet puciste ne ushtri i zbuloi dhe coi ne gjyq vete Mehmet Shehu!
      Kam qene deshmitar okular i disa mbledhjeve te rendesishme me ushtarake,te drejtuara nga M.Shehu ku jane demaskuar B.Balluku.P.Dume.H.Cako,Rr.Parllaku etj dhe ky Duraj si instruktor(e jo shef i sektorit ushtarak,sic aia ka qejfi ta mburre Xh.Shehu) i perpunonte te gjitha materialet dhe ia dergoninb Enver Hoxhes!
      Pra cfare duhej te bente Enver Hoxha kur H.Kapo dhe M.Shehu i sollen materialet ku denoncoheshin keta gjenerale si puciste?

  • Mqs te Enveri ishte e pamundur te afroheshe , atehere u zgjodh per goditje krahu i djathte i tij . Faktet jane kokeforte . Shtigjet çojne te gjitha te Saliu . Saliu kishte bere krushqi me serbe . Lobi anti shqiptar ne Amerike , kryhesohej nga nje tjeter tropojan ,Elez Biberaj . Elezi vjen ne Shqiperi , dhe te parin qe takon , ishte njeriu i bllokut , Saliu . Udb qe punonte nga ana e saj , kishte kanalet e veta ne Shqiperi . Gje qe te çon ne nje logjike te ftohte sot . Faktet behen edhe me bindese ne ngarkim te ish presidentit SRB , 92-97 . Fakti qe ai furnizonte makinen ushtarake serbe me kontrabande nafte , arme , fuqizon dyshimet per nje pershpejtim te semundjes se Hysni Kapos . Te gjitha opcionet e nje perfshirje nga Enver bien . Arsya eshte se Enveri tek H Kapo kishte mbeshtetjen kryesore . Dhe ne ate kohe dualiteti nese do ta quajme keshtu , ishte ne M Shehun . I cili nga ana e tij ndikonte mbi mbrojtjen , m , e brendshme , qeverine . Tani njerezia , ( barbaria ), mezi presin te bejne pis figuren e Enverit . Po te gjitha rruget çojne ne Stamboll ( Vicidol ) Tropoje . Vete çvarrimi i eshtrave te atyre qe e kishin futur ne shtepi , tregon qarte dhe prere , qe Saliu ka qene i rekrutuar me kohe nga qarqet anti shqiptare . Bukeshkale te ketyre permasave , nuk besoj se ka njohur historia moderne shqiptare . Te drekosh me Enverin , Hysniun , etj , ti japesh edhe rremave tu besh xhiro me varke familjareve te tyre , e pastaj te ” peshtysh ” mbi gjellen qe ke ngrene , kjo eshte pabesi +paburreri+kurveri .

  • Boll u moret me te kaluaren e lagu se lagu. Meruni me gjendjen ku jeni sort dhe cfare mund te beni per neser per te jetuar normal dhe per ti krijuar kushte me te mira brezit tjeter. Doni ta beni hero Hysniun ju po hiqni dhe heronjte qe kane qene me shekuj. Shikoni punoni per vendin tuaj se po u marin neper kembe serbi e greku.

  • mesazh per gazeten Dita

    eshte hera e peste qe degjojme keto histori dhe eshte bere shume bajate…absulitisht asnje gje te re
    .
    PSE NUK E MERRENI
    ME ENIGMEN E ZHDUKJES
    NGA JUNTA BERISHES TE
    .
    REMZI HOXHES ?
    ……
    E MIJRA KRIMEVE TE TIJ QE NGA 21 JANARI-GERDECI-1997-OTRANTO..

    .
    pse jane faluar krimet berishaine nga miqte taen dhe palloshi edi rama qe ijep mend OKB per terrorizmin ne nje kohe qe terroristi berishe po e SHURRON NE QAFE jo vetem ramen por dhe nje popull te tere me bibilushin e donald luse dhe ilir metes ??

    .
    nje pyetje

    PSE MERRENI ME TE VDEKUR PARA GJYSEM SHEKULLI …..

    DHE KENI HARRUAR TOTALISHT KRIMETE
    MONSTRES VIQIDOLIT ?
    .
    Mjaftonin akuzat e dokumentuara te Izet Haxhise qe amerika dhe europa te denonconin berishen & bashen si vrases-terrorista
    ,
    pra pse kjo shurdheri e ‘GARANTEVE NDERKORBETARE” SIC I QUAN EDI RAMA…dhe pse duhette zgerdhihet akoama Donald lu per reformen e dekriminalizmit ne nje kohe qe Berisha i “tij” ka kryer krime kombetare me shume nga gjithe tradhetaret e kombit per 100 vjet ???
    .
    Shume shqiptare te ndershem pyesin: Ku e gjen fuqine familja kriminale e berishajve qe sfidon dhe vete shtetin amerikan:

    Ose me sakte:
    Pse e hedh shurren perpjete Sypeshkaqeni me Medinjte dhe Ballinjte.

    Pergjigja ne tre pjese eshte me poshte :

    Pjesa e pare

    “The New York Time”: “Vdekja e Trebickës ka ngjallur frikë dhe pasiguri”
    Gazeta me famë botërore i kushton katër faqe aksidentit. Hijet e dyshimit rëndojnë dhe pas ekspertizës amerikane

    Gazeta “Nju Jork Tajms” ka publikuar një artikull që lidhet me vdekjen dhe hetimet e deritanishme rreth ngjarjes së bujshme në Shqipëri. Në një shkrim me autor Nikolas Kulish, gazeta prestigjioze konstaton fakte interesante rreth hetimeve, e cilëson vdekjen e Trebickës, dëshmitarit kyç të aferave të armëve dhe Gërdecit, si të papritur. Dyshime dhe njerëz që kanë pak besim tek autoritetet e tyre, nënvizon gazeta. “Çështja për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitar kyç në një çështje shumë të rëndësishme, është e rrethuar me spekulime. Ai zbuloi prova të rëndësishme në eksportimin e municioneve në drejtim të Afganistanit. Akuzat e tij për trafikun e armëve u pasuan me arrestime në Shqipëri, kur më 15 mars nga shpërthimi në Gërdec humbën jetën 26 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Trebicka, 48 vjeç, u gjet i vdekur muajin e shkuar në një rrugë rurale pranë makinës së tij. Hetimet për vdekjen e tij janë gjithçka, përveçse rutinë”, – thuhet në artikull. Më tej citohet se një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virxhinia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas së cilës Trebicka kishte vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. A ka vdekur Trebicka në një aksident, apo ka qenë diçka tjetër që e ka shkaktuar vdekjen e tij? Populli në këtë vend të vogël e të varfër europian ka tashmë pak besim jo vetem tek autoritetet e tij, por dhe nga miqtë perëndimore.
    Dihet qe Sali Berisha e quajti kete gazetë letër higjenike.
    ——————————–
    pjesa e dyte
    ———————
    “Gërdeci”, Luan Hoxha fiton azil në SHBA
    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë si një nga përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit tashmë është azilant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxha sipas një kabllogrami të Ambasadës Amerikane raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Lexoni kabllogramin e plotë.
    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka marrë statusin e azilantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ai është dënuar me 5 vjet burg si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, Hoxha nuk do të mund të ekstradohet në Shqipëri. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, së bashku me familjen është larguar drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dihet tashmë se Luan Hoxha ishte kercenuar me jete nga ‘Sypeshkaqeni” dhe I eshte then shprehimisht..Do pësosh fatin e Kosta Trebickës
    —————————————————————————————
    pjesa e trete (ju flet gery kokalari)
    KONGRESMENI FRANK WOLF
    Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
    VOA
    Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,.
    Epilog:
    Kjo maskarade qe po ndodh sot me Banditin Berishe dhe kelyshet e tij tregon se duhet kohe e gjate qe te ringjallet ai vend por kryesorja eshte te themi te verteten qe Saliqeni eshte kriminel por jo fajtor.
    .Fajtor per momentin jane Edi Rama qe mori vota cudiberese ne 2013 dhe 2017 por dhe zoti Donald Lu & company qe me veprimet dhe mos veprimet e tij po behet nje mbrojtes me dashje apo pa dashje I kesaj dinastie kriminale.Edhe me pro-amerikani ne Shqiperi por dhe me antikomunisti ne Amerike kur shikojne kete film me mafien berishiane “Live” ne Shqiperi…pamvaresisht se teorikisht shajne enver hoxhen..mendojne se ne fund te fundit qofte ai popull..qofte klasa politike..qofte keto xhambasadoret e akredituar ne Tirane e kishin hallall dajakun e tij..Thjesht Dinastia kriminale berishiane eshte kthimi ne legjende te enver hoxhes nga armiqte por dhe miqte e ketij kombi.

    Pra zoterinj te Dites
    .
    Ju lutem mos e ktheni kete gazete ne Funeral Home te shekullit kaluar ne nje kohe qe Mostra Berishe ne shkedhenet e tij ben ligjin ne Shqiperi dhe gezon kartabjanke kriminale nga miqte tane

    .
    mos e beni gazeten Dita si Nekrotafio (varreza)
    mos u merrni me kufoma aq me shume kur i botoni te perseritura

    • I nderuar autor i ketij komenti! Ke bere nje analize te shkelqyer. Pse del me pseudonim? Permblidhe materialin dhe dergoje per botim ne gazete. Do te ishte me shume interes. Pergezime.

  • Kanceri I pankreasit edhe sot pas 40 vjeteve deri ne 5_6 muaj rron. Kot e keni. Eshte kanceri me agresiv

  • Ana tjeter e medaljes!?
    Hisni kapo rekrutuar nga SIM italian qysh ne shkollen tregetare te Vlores ashtu si pasardhesi i tij Ramiz Alija.
    Vdekja ish katerciperisht e diagnostikuar e vertetuar dhe kanceri nuk pyet per imunitet.
    Vito kapo tere jeten ne krye te vendit bashke me tere klanin ‘kapo’ edhe pas ’90 kur u futen neperburgje tere heronjte e popullit.
    Kur tere bllokmenet u nxoren nga shtepite nga kujslingu serb Berisha si spjegohet qe familja Bushati e vajzes se krahut te djathte te Enver Hoxhes Vera Kapo gruaja e sigurimsit Medi Bushati kur shkoi policuja ti nxirte nga shtepije i nxoren ‘pasaporte amerikane’kur e nxoren e kush ua dha !?
    Po sot klani kapo bashke me kuneterit e baxhanaket femijet e xhelil gjonave suejman bushateve e piro kondave a jane si kane qene ne krye te vendit e tere istitucioneve!?

    Enver Hoxha i vetemi shqipetar mes tere krereve te agjenturave!Sot po behet pikerisht kjo propogande per te mos ju hapur kapaku pusetes se qelb dynjane .Nje nga arsyet qe nuk hapen dosjet per te mos djegur agjentet e CIA ku si gjel deti ka fituar imunitet jo vetem Kapot por dhe doktor krriminel sali Berisha qe Vitos i jep DEKORATE me edvinin

    • HYSNI ABAZAJ, ISHTE DJALI I VOGEL QE CONTE

      DITE PER DITE BIDONAT ME QUMESHT TEK

      KONSULLATA JUGOSLLAVE NE VLORE.

      SI “VEND PUNE”, I KISHTE HYRE XHAXHAI I VET

      QE U DENUA NGA GJYKATAT ME 1932, PER

      VRASJE ME PAGESE, NJESOJ SI JULIAN

      SINANAJ SOT.

      HAPI I RRADHES NE KARRIEREN E VET

      ISHTE REKRUTIMI NGA UDB-JA SI VRASES

      ME PAGESE NE TERRITORIN E SHQIPERISE.

      ESHTE VETE PERSONALISHT PAS SHUME

      ELEMINIMEVE GJATE KOHES SE LUFTES

      PER TI HAPUR RRUGE ENVER KRIMINELIT

      SIPAS URDHERAVE TE UDB-SE.

      NE FUND FARE, KUR UDB-NE DHE JUGOSLLAVI

      NE PO E MERRNIN NE DORE SERBET, PAS

      MBYLLJES SE PERIUDHES SE TITO-S,

      NDRYSHOI EDHE SKENARI.

      KOSOVA U PLANIFIKUA NE MENYRE SHTETERORE

      TE SPASTROHEJ ME DHUNE NGA SHQIPETARET

      DHE SI PASOJE DUHESHIN ELEMINUAR TE

      GJITHE UDHEHEQESIT NE SHQIPERI.

      MEGJITHESE AS QE NUK DISKUTOHEJ

      SE ISHIN AGJENTE TE UDB-SE, KGB-SE

      E GJITHE CKA JANE ME B NE FUND,PRAPE

      DUHESHIN VENE NJEREZ DUDUM, SI PUNA

      E RAMIZIT, SEPSE NE RAST LUFTE NE KOSOVE

      SHQIPERIA NUK DUHET TE NGRINTE AS

      GISHTIN ME TE VOGEL, GJE QE NUK KISHIN

      GARANCI TEK ENVERI DHE MEHMETIN SE DO

      TA BENIN.

      SHKURT, NE LONDER NE 1913, SHQIPETARET

      U VUNE NEN VASALITETIN SLLAV.

      GJATE PERIUDHES SE ZOGUT, KISHIM NJEFARE

      LIRIE, PASI KISHTE INTERESA ITALIA, DHE

      E NEUTRALIZONTE DISI NDIKIMIN KRIMINAL

      SLLAV, LUFTA MBAROI, ITALIA HUMBI, DHE

      SHQIPETARET MBETEN NE MESHIREN E

      KRIMINELEVE SERB. NJE ZOT E DI CFARE EKSPE

      RIMENTESH JANE BERE ME KETE POPULL

      NGA 1945 E KETEJ, DHE VAZHDOJNE TE BEHEN

      SOT E KESAJ DITE QE FLASIM.

  • DITA !
    Ka shënja se niveli juaj s’është më I pari . Pse kështu ?!
    Më pak hapsirë mitomanisë .
    Aventurizmin e djeshëm të Enverit , Mehmetit dhe Hysniut , po e paguajmë sot .
    Ata e lanë Partinë të pastër , me shumë anëtarë partie , por , pa komunistë . Komunistët ishin armiqtë e tyre dhe mbrritëm ketu ku jemi sot .

  • Edhe Edi Rama me Vucicin eshte mik.
    A nuk ishin serbet me ne krye ish presidentin Tadic, qe bene pajtimin e Rames me Meten para zgjedhjeve te 2013?
    Salen dhe Lulushin dihet qe ata i komandojne.
    Tani qe “patrioti” Rama ishte i zene duke treguar barsaleta u krijua Jugosllavia tjeter qe quhet Ballkani Perendimor ( West Ballkan ) dhe kryeqytet eshte Beogradi.
    Te gjithe ju qe lavderoni Ramen mbajeni me shkume pasi e keni te sigurte qe do te ju behet vendi kosh plehrash per rajonin dhe Europen.
    Ashtu si deri tani Beogradi vendos per cdo gje per rajonin, kjo eshte dhe aresyeja qe Rama trimerohet me greket pasi e di mire se greku ska dhembe per te kafshuar Beogradin.
    Shqiptaret kane tre shtete ne rajon, por si pyet njeri se dihet se kush i drejton.
    Ta gezoni federaten e re dhe mos harroni te vizitoni kryeqytetin Beograd dhe silluni mire kur te shkoni atje se ju tredhin per koqesh ustallaret.

  • Kisha dhe nje pyetje per diten. Perse nuk boton korrupsionin dhe aferat kriminale te politikaneve te sotem? Ka me mijera te tilla.

  • Diagnozen e kancerit te pankreasit qe kishte Hysni Kapo e vuri qe ne Tirane mjeku i shquat Skender Dauti. Por ai ka vite qe ka vdekur, ndaj keta mjeket qe jane gjalle e flasin sot pas 38 vitesh, merrem me variante te tyre per diagnozen dhe historira helmimesh, se natyrisht atehere ishin te rinj e nuk i pyeste kush. Kanceri i pankreasit eshte nga kanceret me agresive ne organizmin e njeriut, dhe e merr te semurin shpejt. Zoti Brokaj, Abazi etj., kane bere thjesht rolin e spektatorit, por si shqiptare qe jane “deshmojne e deshmojne pa pushim …”. Kur Hysniu vdiq, ne mjediset e spitaleve universitare te Tiranes (sot QSUT), u fol shume per diagnozen e sakte te Dr. Skender Dautit dhe pergezimet qe atij i kishin bere mjeket franceze, nderkohe qe keta mjeket shqiptare qe flasin sot merreshin me zemren dhe i lidhnin simptomat e reja te semundjes se Hysniut me perkeqesim te punes se zemres. Per ironi te fatit, ne epikrizen mjekesore te diagnozes se Hysni Kapos, botuar atehere ne gazeten “Zeri i Popullit”, emri i Dr. Skender Dautit ishte shkruar i fundit (kur kishte qene profesori i ketyre qe flasin sot), e qe dihet mire qe ka qene nje nga mjeket me te shquar qe ka nxjerre ky vend. Keto i shkrova thjesht per saktesim te diagnozes mjekesore.

  • Pse nuk interesohet ky bythqiri Andi Bushati per dajen e vet se e ka mbajtur ne prere S Berisha apo e di te verteten qe ja kane theme te tjeret zagarit

  • Jam ne perendim dhe puna me lidh te takohem me njerez qe kane semundje te ndryshme. I pyes me kujdes te marre informacion pasi me pelqen mjekesia edhe pse nuk munda te behem as infermjer. Keshtu eshte jeta, si te vije. Pastaj kur kam kohe hyj ne google dhe lexoj me shume.
    Ashtu si e thote me modesti ky mjeku me lart eshte e verteta. Mjeket shoqerues pavaresisht respektit dhe keqardhjes per hysniun duhet te tregojne me shume respekt per mjekun dhe veten.
    Edhe sot ne klinikat moderne te botes nje pjese e madhe e te semurve me kancer ne pankreas nuk dalin gjalle nga salla.
    Sa per saliun mos I jepni kaq rendesi sikur ka qene 007 ta. Nje koqe ishte qe mori persiper detyrat qe I ngarkoi ramizi me xhelil gjonin pas pleniumit te 10 te per lejimin e pluralizmit.
    Saliu nje koqe maloku qe kur hypi ne lake I tradhetoi ata qe I dhane kalin.
    Dhe si idiot filloi te besoje qe ishte less valesa shqiptare.
    Edhe pse less valesa po ashtu u vu nga kgb.
    Merr lesh e be triko i thone kesaj.
    E njejta gje ndodhi me nanon dhe ramen.
    Te dy besojne qe si saliu jane udheheqsa qe duhet te drejtojne boten.
    Shikoni ramen si filloi ti pelqeje vetja dhe na shkonte ne takime nderkombetare me lepitka.
    Azem hajdari nje injoranr I frikshem besonte qe ishte emiljano zapata.
    Rrace budallwnjsh. Prandaj na tall bota. E mbani ment jozefinen? Po iliir meten? Kjo krunde3jemi,kte buke do bejme.
    Enveri beri gjitha ato mrwkulli qe nuk mohoen por vrasja e bashkepunetoreve te tij te afert familjwve dhe femijeve te tyre ja2ul jashtezakonisht vlerat

    • Artikulli i vertet,Bravo DITA !.
      Dr.Brokaj shume i vertet.Gjithashtu Edhe Qani Duraj.Te Gjithe i kam njohur nga afer ne relata pune étj…
      .Saliu eshte vrasesi.Mbas tij dihet cilet e Kush jane;..
      Ata qe e ngriten ne majat me te larte te pushtetit;Pse Jo Edhe SKILJA qe ishte artist per Te fshehur doren kriminale…

  • Ky eshte fati i Shqiperise, e pushtuar nga turqia 500 vjet., e udhehequr nga mazllemet tere jeten.
    Ne bejme vertet me faj Enverin , i cili gjithe kohen ishte nen presionin amerikan ,serb ,grek ,rus ,anglez. Mos eshte me pak skilja ramiz alia , kadri hasbiu , nuk jam i sigurt per mehmet shehun.
    Nje gje eshte e vertete.Beqir Balluku ishte ne Shqiperi vete ,nderkohe qe gjithe byroja ishte ne B.S. Edhe pse ju servir, ai i deklaroi ambasades sovjetike : nqs ju ndodh gje udheheqesve ,s’dote mbetet asgje ne ambasade.Kjo tregon qe ai nuk ishte pucist ,mbase duhej me i kufizuar ne ahengje.
    Por si dhe kush e intrigoi pucin ne ushtri ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *