Ditën e sotme në Spanjë janë regjistruar të paktën 164 viktima nga Covid-19, shifra më e ulët ditorë që prej fillimit të shpërthimit të virusit.
Me bilancin e sotëm numri i të vdekurëve në rang kombëtar ka shkuar në 25.264 në total.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, bilanci i sotëm është rritja më të ulët ditore që nga 18 marsi.
Rastet e konfirmuara të virusit u rritën në 217.466 ditën e sotme, nga 216.582 që ishin ditën e djeshme, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Spanja, së bashku me Italinë janë ndër dy vendet më të prekura nga Covid-19, por fatmirësisht në të dy shtetet gjendja po përmirësohet.
j.l./ dita
