Vendi më i shenjtë për besimtarët myslimanë, Meka, ka nisur të dalë prej një izolimi shtatëmujor pasi pelegrinët filluan ta vizitojnë qytetin teksa autoritetet e larguan pjesërisht ndalimin e pelegrinazhit të Umres.
Miliona myslimanë nga mbarë bota zakonisht e vizitojnë Arabinë Saudite çdo vit për t’i kryer pelegrinazhet e haxhillëkut dhe umres.
Arabia Saudite, e cila mbajti një haxh pothuajse simbolik gjatë festimeve për Kurban Bajramin, u ka lejuar qytetarëve dhe banorëve të fillojnë të kryejnë Umren që nga e diela me kapacitet 30% ose 6,000 pelegrinë në ditë.
Pra haxhillëku bëhet në kohë të caktuar të vitit, ndërsa umreja mund të bëhet në çfarëdo kohe. Vendi do të hapet për myslimanët nga jashtë vendit duke filluar nga 1 nëntori dhe adhuruesit nuk lejohen më të prekin Qaben.
h.b/dita
