Pas 7 vitesh, Vjena rrëzon nga froni Melburnin

Dita

Vjena është vendosur nga Economist Intelligence Unit në majën e indeksit global të jetueshmërisë.

“Prej kohësh pretendente për majën e vlerësimit, Vjena arrin më në fund të zbresë nga froni Melbournin, për shkak të rritjes së vlerësimeve në kategorinë e qëndrueshmërisë së kryeqytetit austriak”, thekson “Economist Intelligence Unit” në raportin e kësaj të marte.

Në studimin e përvitshëm të 140 qendrave urbane, Vjena ka qenë “kokë më kokë” me Melburnin, e cila ka mbajtur vendin e parë në 7 vitet e fundit.

Vjena është ngjitur në majën e studimit për kërcënimin thuajse inekzistent të sulmeve terroriste, për normat tejet të ulëta të kriminalitetit, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe infrastrukturën.

Sipas firmës konsulente “Mercer”, Vjena kryeson prej kohësh mbi një sërë qytetesh për nga cilësia e jetës, por kjo është hera e parë që kryeson edhe në studimin e “EIU”-së.

5 vendet e para të studimit i kompletojnë Osaka, Calgary dhe Sydney .

Ndërsa në ekstremin tjetër të tabelës së renditjes, Damasku ruan sërish vendin e fundit, i ndjekur nga Daka e Bangladeshit dhe Lagosi i Nigerisë.

Gjithsesi, studimi nuk përfshin disa prej kryeqyteteve më të rrezikshme të botës, si Bagdadi apo Kabuli.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *