Pas 70 vitesh mbyllet opera e Nju-Jorkut

anazapta

Opera e qytetit të Nju-Jorkut do të mbyllet dhe përgatitet për falimentim, duke e përfunduar punën 70 vjeçare të këtij institucioni kulturor, të njohur për mbështetjen e karrierës së shumë yjeve të operës.

Mbrëmë vonë është shpallur se ka dështuar një fushatë e jashtëzakonshme për mbledhjen e miliona dollarëve  për vazhdimin e veprimtarisë, transmetoi VOA.

Opera ka theksuar se janë ndërmarrë hapat e domosdoshëm financiarë dhe operacionalë për mbylljen e kompanisë.

Opera ka shënuar rënie në aktivitetin e saj gjatë viteve të fundit, për shkak të asaj që kritikët e kanë vlerësuar si udhëheqje e dobët biznesore dhe artistike.

Opera është e njohur për afirmimin e disa prej këngëtarëve më të njohur operistikë, siç janë Placido Domingo dhe Beverly Sills.

Share This Article
5 Comments
  • Eshte per te ardhur keq qe nje gjigand si Opera e Nju-Jorkut te falimentoje pas 7o vitesh kariere suksesi. Jemi ne sistemin e antivlerave qe me shume perfiton nje kengetare mediokre qe kendon e zhveshur para publikut, duke u treguar gjithnje e me shume format e bytheve se sa vokalin e saj, e ndjekur nga nje publik me cigare hashashi ne dore etj. Kjo eshte ekonomia e tregut qe kemi perzgjedhur,se nuk ka tjeter me te mire dhe me dhimbje do t’a pranojme nje rrenim te tille, kjo te le te mendosh se edhe shume vlera te tjera ne boten e artit jane te destinuara te falimentojne.

  • Rezultat i natyrshem në nje sistem te hyjnizimit te tregut e te parasë dhe jo te formave te larta te veprimtarise shpirterore te njeriut siç eshte arti. Eshte bota e konsumit material jo e konsumit shpirtëror! Konsumi shpirteror pakesohet cdo dite e me shume ne boten e dominuar më shume se çdo gjë nga ngrenesit dhe muti i prodhuar me shumice. Arti krijohet nga mendjet e medha jo nga barqet e medhenj. New york-u eshte plotesisht nen pushtetin e barkderrave dhe shpirtrat e artit nuk kane vend! Ngushellime opera ney york!

  • O ZOT RUAJNA NGA BUDALLENJTE QE NUK LENE KONCERT TE NDYRE PA PARE DHE NUK SHKOJNE KURRE NE OPERA QE TE GJEJNE PAQEN E SHPIRTIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *