Pas 76 ditësh në izolim hapet Wuhan, Kina 62 raste të importuara dhe 2 vdekje

J L

Kur akrepat e orës shënuan mesnatën e djeshme Wuhan epiqendra e epidemisë në Kinë hoqi të gjitha pengesat e ngritura që më  23 janar duke i dhënë fund izolimit.

Në qytet u rihapën transporti rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror.

Kina raportoi për 62 raste të reja të infeksionit nga koronavirus, nga të cilat 59 të importuara si dhe 2 vdekje, një në Shanghai dhe një në Hubei.

Në total numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 81,802, nga të cilat 1,190 ende nën trajtim.

Numri i të shëruarve është rritur në 77 279 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është 3333.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *