Kryeministri Rama mbërriti në Bashkinë e Fierit për të zhvilluar takimin me naftëtarët.
Takimi është organizuar të mbahet sërish në ambientet e Bashkisë së qytetit, ku kryeministri do të takohet me një përfaqësi prej 8 personash të deleguar nga naftëtarët.
Ky takim është i dyti brenda një jave, ku në takimin e parë naftëtarët pranuan të marrin vetëm një pagë nga ana e qeverisë dhe të vijojnë betejën ligjore me kompaninë për pagat e prapambetura.
Ditën e sotme, Komisioni i Ekonomisë ka akorduar 560 milionë lekë për naftëtarët.
Kujtojmë se pjesë e përfaqësisë që do të ritakohet me kryeministrin, janë disa prej grave greviste, punonjës të Rafinerisë, si dhe kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj.
Policia e Shtetit ka blinduar qytetin e Fierit, ku vërehen pika të FNSH-së në çdo aks rrugor.
Prej kohësh përmes disa protestave dhe grevës së urisë naftëtarët kërkojnë zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura, si dhe rikthimin e tyre në punë me kontrata individuale.
j.l./ dita
