Pas akuzave të Partisë Demokratike, jep dorëheqjen Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme në Prefekturën e Tiranës, Genart Gjashta. Lajmi është bërë me dije në një reagim të dytë nga Prefektura e Tiranës, pasi PD publikoi vendimin e gjykatës së Strasburgut sipas të cilit Gjashta kishte hedhur në gjyq shtetin grek per shkak se i kishin vonuar apelin per disa vite. Me vendim të Apelit ai ishte dënuar me 10 vite burg.
“Prefekti i Qarkut Tiranë bën me dije se Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimit Mbështetës, nisur në presionin politik, ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen, e cila është pranuar nga Prefekti.Nga ana tjetër, Gjashta i qëndron vendimit të tij të përcjellë më parë për të paditur Partinë Demokratike me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit të shpifjes së radhës dhe më pas t’i drejtohet Strasburgut për të përfunduar procesin e pafajësisë” thuhet në deklaratë.
Ndërkaq Prefekti i Qarkut Tiranë deklaron se kjo gjueti shtrigash me prapavijë të plotë politike e ka zanafillën që në bllokimin e pazareve të Lulzim Bashës tek Bulevardi i Ri, duhet të konsiderohet e turpshme dhe e neveritshme për këdo.
PD: I dënuari në Greqi, detyrë të rëndësishme në Prefekturën e Tiranës
Partia Demokratike ka vijuar denoncimet e emërimeve në administratë të personave, sipas kësaj partie, me precedentë kriminalë. Nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, PD-ja bën të ditur se në Prefekturën e Tiranës është emëruar Gerhard Gjashta, një person i dënuar nga drejtësia greke.
Duke paraqitur vendimet e gjykatës që e vërtetojnë këtë, Vorpsi tha: “Gerhard Gjashta ka marrë një detyrë të rëndësishme në Prefekturën e kryeqytetit. I përmbush kriteret që kërkohen nga “Rilindja” e Ramës.”
“Kriminelët kanë kapur postet dhe zyrat më të rëndësishme të shtetit”, mbylli fjalën e saj zëdhënësja e PD-së.
***
Akuzat e PD, reagon Prefektura
Pas akuzave të Partisë Demokratike për një nga emërimet në poste drejtuese në Prefekturën e qarkut Tiranë, ka ardhur dhe sqarimi i këtij institucioni.
“Duke u distancuar me neveri ndaj këtyre akuzave, institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë kërkon që të sqarojë për mediat dhe publikun se Genart Gjashta nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, gjë e cila vërtetohet nga vërtetimet e gjendjes gjyqësore të vitit 2008 dhe 2014. Për më tepër, institucioni i Prefektit kërkon të bëjë të ditur se shtetasi Genart Gjashta, i përfolur sot nga goja e zëdhënëses blu, do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të paditur selinë e SHQUP-it për shpifjen në fjalë”, thuhej në njoftimin për shtyp të këtij institucioni.


Një lajm konfuz! Kur ky gjashta nuk eshte fajtor përse e jep doreheqjen? Po te mos jem fajtor jo vetem doreheqjen qe nuk e jap por do kenë dhe pune me mua te gjithe shpifesit. Me cdo menyrë e mjet po qe nevoja!? Kunder piratit një pirat e gjysem thote francezi! Paske mbiemer interesant o gjashta?
O qeveritare,o mazhorance e fitores se 23 qershorit,a e keni mendjen ne vend apo ju coroditi sulmi dhe akuzt e opozites,cjane keto emerime pa u kaluar ne filtrin dhe vlerat me te mira.Nga te beni gjerat sakte e mire dhe te luftoni e veni para pergjegjesise ligjore opoziten per te cilen humbi ne 23 qershor,po i jipni material asaj tju akuzoj me te drejte ne disa aspekte dhe me kete raste i shpeton gjukymi per ato cka bere..!!??
Opozita eshte duke e bere shume mire punen e vet, si opozit . Mazhoranca s’po e ben si duhet punen e vet , si qeveri. Ka pak te rinj ne kete vend me integritet moral , pse s’po ju jepet edhe atyre nje mundesi ? Nuk ka mundesi qe te gjitha keto emerime te dyshimta ,te jene thjesht nje gabim .
Haduti theret : kapeni hajdutin, drogaxhiu therret : kapeni drogaxhiun per te mbuluar gjurmet e veta. Keshtu po ben edhe opozita tani qe nuk eshte ne pushtet.nuk ka goje asnje nga ata korruptuar. Jane mare me ate qe mbolli dy rrenje hashash ne vazo dhe nuk kapin bosat e droges, se jane te perlyer vete. Nqs Zoti Gjashta ka pasur dicka, Ai do ta coje deri ne fund dhe do mari pafajesine.
Te flasin nje here per milionat qe kane perfituar nga shitja e droges kur kane qene vete ne pushtet.