Pas Amerikës dhe media gjermane: Çfarë horrori! Si dështoi OBSH me Covid-19

J L

Kur kishte më shumë rëndësi, ajo dështoi. Kriza e koronës zbuloi dobësinë dramatike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shumë vonë, shumë e dobët, mjaft e butë me Kinën: Këto janë kritikat ndaj Autoritetit të Kombeve të Bashkuara për Shëndetin, të kryesuar nga politikani etiopian, Tedros Adhanom Ghebreyesus, 55 vjeç.

“OBSH na mashtroi,” tha presidenti i SHBA, Donald Trump në një mesazh dhe kërcënoi se do të hiqte financimet për organizatën pas pandemisë.

“Për fat të mirë, unë refuzova këshillën e tyre për të mbajtur kufijtë hapur për Kinën”, tha Trump, duke shtuar: “Pse na dhanë këshilla kaq të këqija?”

-Më 14 janar, OBSH pretendoi se nuk kishte prova se koronavirusi i ri kalonte nga njeriu te njeriu.

-Më 23 janar, shefi i OBSH, Tedros, deklaroi se shpërthimi i koronës nuk ishte një krizë e rëndësishme ndërkombëtare dhe falënderoi qeverinë kineze për ‘bashkëpunimin dhe transparencën’.

-Edhe më 28 janar, shefi i OBSH-së, Tedros nuk e humbi optimizmin e tij dhe deklaroi me siguri se Kina do e kufizojë virusin- në atë kohë, regjimi i Pekinit kishte censuruar shtypin dhe mjekët që paralajmëronin se kishte më shumë se 100 të vdekur.

-Më 31 janar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do ndalohej hyrja në SHBA e kujtdo pa shtetësi amerikane ose kartë jeshile që ka qenë më parë në Kinë.

Çfarë horrori!

Problemi i OBSH: Ajo mori përsipër shifrat e propagandës në lidhje me shpërthimin e virusit nga regjimi kinez dhe shmangu kritikat ndaj pushtetarëve në Pekin.

Për shembull, nën presionin e Kinës, Tajvani nuk u lejua të ofrojë njohuritë e tij për pandeminë me vendet e tjera përmes kanaleve të zakonshme të OBSH. Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të tij dhe kjo është arsyeja se përse Tajvani e humbi statusin e vëzhguesit në OBSH.

Sidoqoftë, ndryshe nga OBSH, Tajvani nuk mbështetej në propagandën kineze. Vitet e fundit, shpërthimet epidemike nga Kina e kanë goditur fort Tajvanin sepse Pekini i ka maskuar shpërthimet. Autoritetet e sensibilizuara në Tajvan për këtë arsye reaguan më shpejt se OBSH pas sinjaleve të para të një shpërthimi të virusit.

Në OBSH ekziston një panik i vërtetë për Tajvanin- nga frika se mos mërzitet udhëheqja kineze. Kur epidemiologu Bruce Aylward, kreu i OBSH në Kinë, u pyet në lidhje me Tajvanin gjatë një interviste, ai bëri sikur nuk e kuptonte pyetjen.

Përfaqësuesja e Tajvanit në Gjermani, Jhy-Wey Sheih, kritikoi në BILD marrëdhënien e kontaminuar mes OBSH dhe Kinës.

Por sjellja e Kinës ndaj Tajvanit prek edhe vendet e tjera në lidhje me krizën e koronës. “Fatkeqësisht, Kina ka provuar se nuk është e besueshme në pandeminë e koronës. E kundërta e kësaj është Tajvani, i cili tregon se demokracia është superiore përkundrejt regjimeve autoritare në kriza të tilla,” thotë Frank Mueller-Rosentritt për BILD.

Raportuesi për Kinën i bën thirrje qeverisë gjermane: “Gjermania duhet të bëjë fushatë që Tajvani të marrë sërish statusin e vëzhguesit në OBSH dhe të përfshihet në shkëmbimin e informacionve. Tani bëhet fjalë për shkëmbim përvoje dhe njohurish në luftën kundër pandemive”.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Njerezit ne Kine po keputeshin ne rruge njeri pas tjetrit, aq infektuese ishte semundja dhe OBSH thonte qe semundja nuk ishte ngjitese. Cfare ti thuash kesaj.

  • Trump dhe Merkel me ne fund e kuptuan pas pilafit te fundit ne Bote te VERTETEN,

    por:

    SHBA DHE GJERMANIA DUHET TE MARIN PERGJEGJESINE SE KANE VENE NE KRYE TE OBSH NJE DALLKAUK DRU ME PRE ME MANTALITET KOMUNIST SI ETIOPIANI TEDROS ADHAMUDHI

    po keshtu:

    SHBA dhe Gjermania nuk shikojne si ne poste kyce te BE kane hypur spiuna teSigurimit dhe Sekretare te Partive Komuniste nga vendet ish komuniste te Evropes Lindore,

    prandaj:

    Edhe i BE-se i infektuar me virusin bolshevik eshte njesoj si OBSH

  • Nuk kam ndermend te komentoj sepse INTELEKTUALI i tha te gjitha sakte dhe qarte se çfare pune, veprimtarie ka bere Organizata Boterore e Shendetesise me nje debil nga Etiopia, nje shtet dhe nje popull i varfer afrikan.
    Ky debili me nje grusht paresh flet si te t’ja kete qejfi dhenesi i parave.
    Kurse TRUMP dhe MERKEL dhe ndonje tjeter kane qene prej disa kohesh si te pergjumur.

  • Nuk kam ndermend te komentoj sepse INTELEKTUALI i tha te gjitha sakte dhe qarte se çfare pune, veprimtarie ka bere Organizata Boterore e Shendetesise me nje debil nga Etiopia, nga nje shtet dhe popull i varfer afrikan.
    Ky debili me nje grusht paresh flet si te t’ja kete qejfi dhenesi i parave.
    Kurse TRUMP dhe MERKEL dhe ndonje tjeter kane qene prej disa kohesh si te pergjumur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *