Pas arrestimit, LSI shkarkon Pjerin Xhuvanin si kryetar të Elbasanit

Dita

Lëvizja Socialiste për Integrim shkarkon nga detyra kryetarin e LSI­së së Elbasanit Pjerin Xhuvani. Xhuvani, i cili mbante postin e Drejtorit Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tirane, u arrestua si i përfshirë në skandalin e rimbursimit të ilaçeve. Sekretari i Përgjithshëm i LSI­së Luan Rama në një prononcim për median nga selia e LSI­së bëri publik vendimin duke i kërkuar prokurorisë hetim të plotë dhe tërësor të këtij skandali deri në fund.

“LSI ka vendosur shkarkimin nga detyra e kryetarit të LSisë së Elbasanit Pjerin Xhuvani dhe një herësh e zhvsesh nga të gjitha atributet e përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të LSI duke komanduar në përgjegjësinë e drejtimit të LSI-­së së këtij qyteti, Edmond Haxhinaston”, tha Luan Rama.

Sipas tij, “LSI dënon me forcë çdo akt implikimi, abuzimi të cilitdo personi që rezulton i implikuar dhe inkurajon dhe mbështet me forcë prokurorinë të bëjë hetim të plotë me shumë përgjegjësi dhe tërësor të të gjithë të implikuarve në këtë skemë duke ndëshkuar me forcën e ligjit cilindo që rezulton i implikuar pavarësisht emrit apo pozicionit të tij në administratë”, theksoi ai.

Share This Article
15 Comments
  • Po pse mor trima nxitoheni???!!! Pse nuk e prezumoni te pafajshem deri ne fund te gjykimit sic bete me kryetar kokelopen…

  • Lato ! Nuk e kane dorezuar!
    Po bejne te pamunduren qe tia fusin Pipit dhe te shpetojne b…ithen e tyre!
    Tung!

  • Nuk eshte puna se nxitohen,ata e dine se eshte hajdut(prandaj dhe militon me lsi-n)puna eshte se ka mbaruar cikli i hajdutit Pjerin i cili i ka dorzuar fitimet tek Meta,tani fillon cikli i nje hajduti tjeter lsi-st!!!dhe pa asnje fije çudi votat e lsi-s shtohen sepse ne genin e nje pjese shqiptaresh rrjedh vetem gjak HAJDUTI.

    • Po me vjen shume keq per kete plehre. Nuk e rendojme me ndonje faj se ka qene edhe Drejtori i Spitalit Psikiatrik te Elbasanit ne kohen kur cuni i xhaxhait te tij, Konstadin Luiza Xhuvani mori dhe raportin mjekesor qe u krijua alibia dhe u mbulua vrasja e pare e killerit me te njohur te ketij shekulli ne Shqiperi. Dhe si zakonisht keto jashteqitjet e Ilir Metes po bejne kerdine mbi popullin e shkrete dhe askush nga pushtetaret nuk merr guximin te merret me analizat mjekesore qe prodhon kryefekalja e Shqiperise, Krietari i Parlamentit ” te cnderuar “, konsomalasin dhe mohikanin e fundit te komunizmit ne mbare planetin, Shokun Ilir Meta ( Nadjezhda Krupskaja ).

  • Vampire jane keta LESEISTAT, nuk kishte Drejtor Tirana por marrin Pjerdhinin nga Elbasani dhe e bejne drejtor ne Tirane, oh cfare tmeri kjo bajge me emrin LSI, duhet zhdukur kjo fare e keqe qe eshte si kepusha ne trupin e krijeses me emrin Shqiperi

  • e kane shkarku se nuk e kan kap me video,,,,duhet te kapesh me video qe te dalesh i pafajshem,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!

  • Po, ska gjë, gjëra të vogla , këto pjerushit, mos i digjni karrierën, se mavriu po lefton , me tërbjet të madh për të zgjidhur hallet e fakir, fukarasë , burrat, dhe gratë e rilindjes mavri, nuk bien në batakun e korrupsionit, dhe të hajdutërisë, janë me “ndershëm”, dhe me” virtyte “bir, selman, i nënës, kë të qajë më parë, me lulush, salush , like floriri, Gjikën e vlones, zeqon e firit, dakun e durazzos, apo tushen e Lezhës, e sa tjerë që kanë thasë me para, epo po si krijua borgjezia, thotë ameriqia, ska zhvillim, allvania. Dhe piktori shtëpinë e tij në surel, me kredi po e bën dhe me rrogën e moglies. , i shkreti kryeministër po bëhet copa për vendin. , njësoj si atëherë që ishte kryebashkiak , i tironës, që se merte 20përqindëshin, për betonizimin e kryeqytetit.

  • LSI ja ka kryetarin hajdut ,dhe ata qe rrine pas tij na dolen te gjithe vjedhes.

    Te gjithe shendetsine e ka marre LSi, po te helmon o popull.

    Nuk po po ilacin qe blen dhe paguan aq shtrenjte, po pi helmin.

    O popull qe te kane vjedhur banken. kush LSI ja .

    O popull qe te vodhen pasurine LSI ja.

    VOTO LSI ine .

    VOTO SKLLAVERINE.

  • Napoleon Bonoparti kishte nje shprehje brilante : Kur oficeri e keput nje kalavesh rrush, ushtaret e shkulin gjithe vreshtin :
    Cfare Koicidence : Nga LSI- ja :
    Te gjithe po dalin hajdute , duke filluar nga Liza Tabaku , Baftjar Zeqo , etj etj.
    Ne Skrapar eshte nje ” be ” i vogel , qe quhet Nesim Spahiu, qe rikandidon perseri per kryetar bashkie , se e ka mire me shefat , dhe u con ndonje ” qoke te vogel ” sa per kafe!
    Per vete ” fakiri ” i ka nja 5 shtepi, ( 3 ne Tirane , nje ne Corovode e nje ne Ksamil !
    Femijet ne pune te mira ne Tirane, atje ku eshte ne pushtet LSI- ja, djali ne Rinas dhe vajza
    Po keshtu ne pune shume te mire po ne Tirane dhe ” beu i vogel ” ben tranzitin Skrapar – Tirane ! Epo keshtu zoti Luan Rama, per njerezit qe duhet te zgjidhni , pyesni bazen se u doli boja
    dhe tere keto komente qe bejne njerezit , jane nga zemra e plasur !!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *