Denis Himçi, pedagogu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është pezulluar edhe nga detyra, pasi u arrestua më herët nga policia pas publikimit të pamjeve ku kishte i kishte kërkuar favore seksuale një studenteje, për marrjen e provimit.
Reagimi i Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”:
Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “STOP” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.
j.l./ dita

Kontrrolloni te gjitha lendet e fituara nga studentet , si ne rastet “pedagog studente ” ashtu dhe ” pedagoge -student ” . Nuk behet fjala vetem per probleme seksi , [tjeter gje eshte deshira dhe tjeter eshte fakti ] , por per vlefshmerine e dijeve . Zgjidhja me e drejte eshte kontrrolli i dijeve te studentes .Marezite e femrave jane te pa fundme ..! I kam hequr vete ..! Kur shiteset bukuroshe nuk dilnin mire me kontrrollet thoshin ” eu , ku e kishte mendjen ky “..! Nuk e mendonin se 1+1 nuk bejne tre ..!Nje stusente e denje ne keto raste kerkon provim me komisjon , kur eshte ngelese per mos plotesim “oreksi” ..! Nuk eshte nevoja per kotesira ..!Nuk i njoh te dy palet , nuk me pelqen “kurvelleku ” ne kuriz te detyres por as akuzat e pa baze ..! “KURVELLEKU ” SOT EKZISTON , ESHTE I PA KONTRROLLUESHEM NGA ORGANET “KURVA” ..!