Zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe nje prokuror i Krimeve të Rënda kanë ardhur në Shkodër mëngjesin e sotëm.
Kjo vjen pas vrasjes së Fatos Ferracakut dhe plagosjes së Fatmir Mehajt paraditen e 14 nëntorit pranë markatës së Rusit ne Shkodër.
Nga Tirana ka shkuar në Shkodër drejtori i krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka njekohesisht ish drejtor në policin vendore te Shkodres dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.
Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda. Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.
Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatos Ferracaku dhe plagosjen e Fatmir Mehaj të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjetër e priti me një motor duke u larguar sebashku.
Motori u gjet i djegur ne zonen periferike te Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa të shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autorët.
40 vjeçari u qëllua nga një distancë e afërt 10 metra. Kanë qenë dy persona të cilët kanë pasur maskë të zezë në fytyrë dhe skafandra gri në kokë me qëllim që identifikimi nga dëshmitarët të ishte totalisht i pamundur.
l.h/ dita
